Rrugë e re Dhërmi-Sarandë, hapet gara për studim projektimin! 820 mijë euro fondi limit

Rrugë e re Dhërmi-Sarandë, hapet gara për studim projektimin! 820 mijë euro fondi limit

Dhermi

Qeveria parashikon ndërtimin e aksit të ri rrugor Dhërmi-Palasë me gjatësi prej 4 km. Rruga e re parashikon të shmangë kalimin nëpër zonat e banuara për të lehtësuar qarkullimin. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur garën për studimin dhe projektimin e saj me një fond limit prej rreth 82 milionë lekësh (820 mijë euro)

Gjurma e rrugës që duhet studiuar pritet të kalojë në katër bashki të ndryshme, që janë Delvina, Himara, Finiqi dhe Saranda. Të gjitha këto bashki kufizohen mes njëra-tjetrës dhe ndodhen në pjesë jugore të vendit tonë.

“Ajo çfarë kërkohet në këto Terma Reference është pikërisht studimi dhe hartimi i një projekti të detajuar që merr për bazë dhe zbaton standardet e miratuara me VKM Nr. 628 datë 15.07.2015 “Rregullorja Teknike e Projektimit dhe Ndërtimit të Rrugëve”, për aksin rrugor “Rruga e Bregut”, (Dhërmi – Sarandë). Segmenti rrugor do klasifikohet si Kategoria C2 “Rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi)” thuhet në dokumente.

Segmenti rrugor do klasifikohet si kategoria C2 “rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi).

Si fillim projekti (km 0+000) do të merret fundit (rrethrrotullimin) i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi. Pika e fund të këtij segmenti rrugor nuk është e përcaktuar saktësisht, por që duhet të jetë pranë qytetit të Sarandës. Pika fundore do të përcaktohet në funksion të nevojave që rrjeti rrugor (Kardhiq – Delvinë, Bypass Sarandë, Shijan – Qafë Botë) dhe Bashkia Sarandë e Delvinë.

Rruga e Bregut është e vetmja që lidh shumë zona të banuara bregdetare, ndër të cilat fshati Dhërmi, fshati Ilias, kryqëzimi për në Manastirin e Shën Teodorit, fshati Vuno, Jala, qyteti i Himarës, fshati Livadh,Porto Palermo, fshati Qeparo, fshati Borsh, Piqeras, Bunec, Lukovë, Shën Vasil, Nivicë e Kakome.

Zonat ku kalon projekti
Si fillim projekti (km 0+000) do të merret fundit (rrethrrotullimin) i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi.
Rruga e Bregut është e vetmja që lidh shumë zona të banuara bregdetare, ndër të cilat janë.
–       Në km 2+700 ndodhet fshati Dhërmi.
–       Në km 5+600 ndodhet fshati Ilias.
–       Në km 6+200 ndodhet kryqëzimi për në Manastirin e Shën Teodorit.
–       Në km 10+000 përfundon fshati Vuno.
–       Në km 10+500 ndodhet kryqëzimi i Jalës.
–       Në km 11+600 është fillimi i Qafës së Vishës dhe përfundon në km 13+400.
–       Në km 13+950 fillon qyteti i Himarës.
–       Në km 15+500 ndodhet kryqëzimi për në fshatin Livadh.
–       Në km 16+600 fillon Bypassi i Himarës dhe përfundon në km 19+600.
–       Në km 22+300 ndodhet Porto Palermo.
–       Në km 29+000 ndodhet fshati Qeparo.
–       Në km 29+400 ndodhet kryqëzimi në rrugën e lumit të Vlorës (Selenicë – Qeparo).
–       Në km 32+600 ndodhet fshati Borsh.
–       Në km 40+000 ndodhet fshati Piqeras.
–       Në km 43+200 ndodhet kryqëzimi për në fshatin Bunec.
–       Në km 46+700 ndodhet fshati Lukovë.
–       Në km 53+200 ndodhet fshati Shën Vasil.
–       Në km 55+200 ndodhet fshati Nivicë.
–       Në km 58+500 ndodhet kryqëzimi për në plazhin e Kakomesë.

Gjatësia e aksit të ri rrugor pritet të shkrutohet me 20-30%, si pasojë e përmirësimit gjeometrik të gjurmës së rrugës. Konsulentit i kërkohet që për këtë projekt të shqyrtohen jo më pak se tre variante dhe asnjëri prej tyre nuk mund të përsërisë më shumë se 30 për qind të secilit.

Sipas ARRSH Ky segment rrugor synon të:

Lehtësojë lëvizjen e trafikut në zonën e rivierës së vendit tonë;

Krijojë një infrastrukturë komode për lëvizjen e automjeteve në këtë zonë turistike;

Krijojë një infrastrukturë bashkëkohore për lëvizjen dhe sigurinë e këmbësorëve;

Krijojë lehtësim në qarkullim e zonave të banuara, nga Dhërmiu në Sarandë, aty ku dhe kalon ky segment rrugor, ndërmjet rrugëve lidhese me këtë segment rrugor.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve