Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto teksa ka folur në interpelancën e thirrur nga deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet Mesila Doda ka thënë se sa i përket projektit të Rrugës së Arbrit deri tani janë investuar 6 miliard lekë.
Duke theksuar rëndësinë e tij për shkurtimin e kohës së lidhjes me zonën e Dibrës, Ministri paraqiti një historik të shkurtër të këtij projekti duke theksuar se vetëm në vitet 2013-2015 qeveria aktuale ka investuar 6 miliard lekë të reja.
Ndërkohë që kërkohen edhe mbi 200 milion euro për të përfunduar segmentin kryesor prej 26.7 km të kësaj rruge.
Ministri shpjegoi elementet e ofertave të kompanisë Kineze “China State Construction Company”, duke theksuar se nuk është konkluduar për ndonjërën prej tyre, pasi angazhimi i buxhetit për to i kalon 30 milion dollarët në vit, në kushtet kur i gjithë buxheti i shtetit për ndërtimin e rrugëve me financim të brëndshëm për 2016 është 3,7 miliard lekë.
Haxhinasto, u shpreh se është në pritje të mundësive më të mëdha buxhetore për ta përfunduar këtë projekt.
Fjala e plotë e ministrit Edmond Haxhinasto në Interpelancë
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Duke theksuar rëndësinë e tij për shkurtimin e kohës së lidhjes me zonën e Dibrës, Ministri paraqiti një historik të shkurtër të këtij projekti duke theksuar se vetëm në vitet 2013-2015 qeveria aktuale ka investuar 6 miliard lekë të reja.
Ndërkohë që kërkohen edhe mbi 200 milion euro për të përfunduar segmentin kryesor prej 26.7 km të kësaj rruge.
Ministri shpjegoi elementet e ofertave të kompanisë Kineze “China State Construction Company”, duke theksuar se nuk është konkluduar për ndonjërën prej tyre, pasi angazhimi i buxhetit për to i kalon 30 milion dollarët në vit, në kushtet kur i gjithë buxheti i shtetit për ndërtimin e rrugëve me financim të brëndshëm për 2016 është 3,7 miliard lekë.
Haxhinasto, u shpreh se është në pritje të mundësive më të mëdha buxhetore për ta përfunduar këtë projekt.
Fjala e plotë e ministrit Edmond Haxhinasto në InterpelancëRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)









