HIMARE, 2 Shkurt / ATSH / - Dallgëzimi i fortë i detit ka bërë që në qytetin e Himarës të vërshojë rëra e plazheve dhe të mbulojë rrugët e këtij qyteti duke krijuar vështirësi për makinat dhe qytetarët.
Jo vetëm shiu i rrëmbyeshëm që ka bërë të rrëshqasin dherat nga përrenjt sipër qytetit, por edhe deti ka qënë mjaft i fortë në dallgëzimin e tij.
Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro shkruan në "Facebook" se rëra e detit  ka qënë e  pranishme  edhe në shëtitoren e Spilesë.
"Në projektin e ri të "Lungomares" së Himarës që do të fillojë  së shpejti, do të ketë shumë  elementë që një situatë e tillë të evitohet. Stuhia e kësaj fundjave na shërbeu t'i kushtojmë rëndësi të veçantë këtij fenomeni natyror. Ndërkohë puna ka filluar për pastrimin e rërës ne Spile", thotë Goro./n.l/ /a.g/