Rrugëtimi i kryeministrit mes artit dhe pikturës, çfarë shkruan media gjermane: Edi Rama di çfarë bën

Rrugëtimi i kryeministrit  mes artit dhe pikturës, çfarë shkruan media gjermane: Edi Rama di çfarë bën

Pasionet e kryeministrit të vendit Edi Rama për pikturën tashmë janë të ditura jo vetëm në hapësirën shqipfolëse, por edhe në vende të tjera të Evropës.

Mediat gjermane kanë pasqyruar rrugëtimin e shefit të qeverisë dhe lidhjet e tij mes artit dhe politikës si dhe qëndrimin e tij përballë protestave të studentëve dhe irritimini e opozitës shqiptare.

Në artikullin e gazetës gjermane “Tagesspiegel” thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama arrin të largojë trishtimin me anë të ngjyrave duke fituar simpatinë e të gjithëve.

Shkrimi në median gjermane:
Edi Rama ka probleme të tjera veç artit. Shqipëria, kryeministër i së cilës ai është që prej vitit 2013, po proteston dyfish, me studentët e pakënaqur dhe me një opozitë të irrituar.

Nga jashtë, është e vështirë të vlerësosh kriticizmin, dhe natyrisht të kënaqesh me një politikan i cili – kur ishte ende kryetar bashkie – trishtimin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, e luftoi në mënyrë të suksesshme me anë të ngjyrave duke fituar simpatinë e të gjithëve.

Madje, është edhe surprizuese, që në gjithë këtë destabilitet politik, Rama hap ekspozitën e tij, i përqëndruar plotësisht në ekzistencën e tij të dytë si artist; fillimisht në Rostock, ku ‘’Kunsthalle’’ i kushtoi atij një shfaqje solo, nëntorin e kaluar. Dhe pastaj në galerinë berlineze ‘’Carlier Gebauer’’, që ka marrë shumë nga Rostock-u, por që ka shtuar punë të reja të Ramës në ambientet e saj. Nga jashtë, 54-vjeçari duket i relaksuar. Por, ajo çka ndodh brenda tij mund të lexohet në muret e galerisë: Rama është i famshëm dhe mirëfilli obsesiv. Në takime, në negociata, në telefon. Madje edhe kur vizaton papushim mbi letra të shkruara, fletë kalendari apo fletë blloku. Nga gjestet e tij në dukje të pavetëdijshme dalin rrathë dhe linja plot ngjyra. Disa duken si inde të brishta, ndërsa disa të tjera shumohen mbi letër si një kopsht fantastik psichedelik. Elementet e bimëve apo kafshëve – si këmba e një gjeli apo trupi i një elefanti – bashkohen të gjitha derisa e gjithë fleta ku po vizaton mbushet me ngjyra. Në vizatime të tjera ka shtëpi dhe kulla në blu që faniten në peizazhe të vogla .

Vizatimet gjatë telefonatave quhen thjesht subjekte, ku shqisat veprojnë në të gjitha drejtimet. Mendja është fiksuar në diçka, ndërsa duart nuk mund të rrinë kot dhe janë në kërkim të diçkaje dhe rezultati janë disa veprime të pavullnetshme. Rama, nga ana tjetër, ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitet ’80.

Mediat
Më pas ai ka qenë pedagog dhe një ndër studentët e tij ishte edhe artisti i mirënjohur Anri Sala, me të cilin vazhdon të jenë miq të ngushtë edhe sot e kësaj dite. Pra Rama e ka zakon të vizatojë dhe motivet e tij i kapërcejnë kufijtë e formave të vogla. Megjithatë, ai nuk pranon t’i konsiderojë si vepra të mirëfillta. Çdo pyetje pas kësaj ka një përgjigje të atypëratyshme: vepra e tij si politikan dhe krijimi i vizatimeve estetike janë një proces bashkëjetues. Njëra nuk ekziston pa tjetrën. Rama ka nevojë për çlodhjen që i fal vizatimi në mënyrë që të jetë në gjendje të përqendrohet në politikë.

Kjo nuk përkon jo vetëm me titullin e ekspozitës. Ekspozita e titulluar “Puna” është konceptuar si një letër e pikturuar muri. Koleksioni i pikturave të Ramës mbulon muret e sallës së ekspozitës. Çdo gjë është identike, thuajse në çdo element: Në njërën prej letrave të murit këtë herë ekspozohen vizatime dhe piktura origjinale me bojëra akrilike, përballë së cilës ndodhet një skulpturë qeramike, që Rama e ka realizuar së fundmi. Një punim i ashpërm, i shpejtë i realizuar me disa lëvizje energjike të duarve. Edi Rama e di çfarë bën.

Kështu nuk do të kishte vlerë nëse do ta pyesnim nëse pikturat e tij janë edhe pasqyrim i gjendjeve shpirtërore; nëse ato e gjejnë veten në çfarë ai ka bërë si politikan gjatë viteve të fundit. Artisti pastaj lë mënjanë lapustilin, mbështetet në karrige dhe flet aq ngadalë dhe aq qartë sikur dikush më në fund duhet të kuptojë këtë: Lidhja mes politikës dhe pikturës, nuk është aq e lehtë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahet JU zencin kalamajte: 03/03/2019 19:02

    Gjermanet pelqejne sirine qe ka zhgarravitur RAMA ne SHQIPERI ?? PALLATET ??( nuk di si TI pershkruaj?) Miliona shpenzime per TU dheme tendera mafiozeve per te shallvarosur qytetet.Pa project VETEM me para NE xhep.MBILL OR ZAGAR PEME ... U BERE SI XHAXHI YT E.HOXHA QE PREU ARRA LISAT KU KENDONIN LEJLEKET DHE MBOLLI KIKIRIKA OR QEN !!, MISER GJEORGJAN I SHARTUAR OMGJ .CDO PYLL U SHKRETUA SHPENDET VDIQEN, NA BRAKTISEN .NENA IME FILLOI TE RRISTE LEPURA ,O TE PASHTER SE PULAT DHE DHENTE NA I NUMERONTE KOZMA PRIFTI @ tas KOCUA ( enveriste QE u shiteshin per pushtet)PO TE ISHIN ME SHUME SE 10 NA INTERNONTE .PO TANI KE PARA SHUME. IK , IK , IK...LAJMET PER TY PO NA VDESIN , PO , VETEM SHKRUAJME .ASGJE nuk jepet PO qe kundra RAMES ASGJE .. KATASTROFEN E PARE TE VITEVE 7O PO NA E PERSERIT SOCIALICISHT .. IK , IK, DHE LUTU TE ZOTI PER CFARE KE ,,...HAP RRUGE ...KUSH KERKON FALJE QENDRON ME LART SE AI QE E PRET ..IK SI FATOS NANO ...

    Përgjigju
  • Ahet JU zencin kalamajte: 03/03/2019 18:56

    Gjermanet pelqejne sirine qe ka zhgarravitur RAMA ne SHQIPERI ?? PALLATET ??( nuk di si TI everyone?) Miliona shpenzime per TU dheme tendera mafiozeve per te shallvarosur qytetet.Pa project VETEM me para me xhep.MBILL OR ZAGAR PEME ... U BERE SI XHAXHI YT E.HOXHA QE PREU ARRA LISAT KU KENDONIN LEJLEKET DHE MBOLLI KIKIRIKA OR QEN , MISER GJEORGJAN I SHARTUAR OMGJ .CDO PYLL U SHKRETUA SHPENDET VDIQEN NA BRAKTISEN .NENA IME FILLOI TE RRISTE LEPURA O TE PASHTER SE PULAT DHE DHENTE NA I NUMERONTE KOZMA PRIFTI PO TE ISHIN ME SHUME SE 10 NA INTERNONTE .PO TANI KE PARA SHUME. IK , IK , IK...LAJMET PER TY PO NA VDESIN , PO , VETEM SHKRUAJME ... KATASTROFEN E PARE 70 VITEVE PO NA E PERSERIT SOCIALICISHT .. IK , IK, DHE LUTU TE ZOTI PER CFARE KE ,,...HAP RRUGE ...KUSH KERKON FALJE QENDRON ME LART SE AI QE E PRET ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit