Policia Rrugore e Tiranës ka marr një aksion për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë e trafikut.
Në kuadër të këtyre masave, policia bënë me dije se automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara për transportin publik (autobusë, taksi), në korsitë e emergjencës, në vendkalimet e këmbësorëve apo në zona ku krijohen bllokime në qarkullim, do të spostohen dhe zhvendosen në pikën e ruajtjes pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.
Policia Rrugore ka apeluar drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të parkojnë duke respektuar sinjalistikën rrugore, për të shmangur penalitetet administrative dhe masat e tjera ligjore që do të zbatohen ndaj shkelësve.

Komente


Nuk po hyjmë dot tek shtëpia. Po kalojmë 2 makina në një shteg 1.5 m . Nuk do tia dijë askush. Çdo ditë e më keq. Astir=Qenëri+çmenduri.
PërgjigjuEjani një herë në Yzberisht e të shihni! Policia rrugore mbush vetëm blloqe me gjoba por asnjë masë për xhunglën që krijohet nga parkimet dysh e tresh, në trotuar e ku të munden.
PërgjigjuPse me u lodh te dera tyne n Kinostudio asht zgjeru rruga dhe lejojn treshe dmth nga 4 korsi ka mbet 1 si rrug katundi per Dajt...
KE SHUME MAKINA NE RRUGET E TIRANES,,QE JANE TE PRISHURA DHE QENDROJNE NEbon RRUGE PREJ VITESH....
PërgjigjuShume mire. Policia e Tiranes po ben nje pube te mire cdo dite.
PërgjigjuPo parkimi në trotuare e në pjesën e korsis të biçikletave A KA NEVOJË PËR SINJALISTIK???PO MOTORËT QË QARKULLOJNË NË TROTUARE E NË KORSIN E BIÇIKLETAVE ???POLICIA SI AJO RRUGORE E SHTETIT E AJO BASHKIAKE KALOJNË E I SHOHIN DHE ASGJË.SEDVISE MOTORASH NË TROTUARE,PAISJE PËR GUZHINA E KUDI UNË TJETËR NË ATË PJESË TË BUKUR TË RRUGËS SË RE QË PO PËRFUNDON NGA PALLATI ME SHIGJETA NË DREJTIM TË ASTIRIT PALE MË NË ..????DILNI DREJTUES TË POL.RRUGORRE DILNI DHE MOS BESONI VETËM NË RAPORTIMET E VARTËSVE E TË KËNAQENI VETËM ME RAPORTIME.PUNA FILLON PAS RAPORTIMIT TË VARTËSVE.
PërgjigjuUfot qe kan zbrit nga malet nuk njohin rregulla,,Jo vetem policia polica,,