Në dy javë, Policia Rrugore e Vlorës, mori në hetim 11 shoferë. Shkeljet më të shumta i referohen drejtimit të makinës në gjendje të dehur, apo pa pasur patentë.
Gjatë kësaj periudhe u vendosën 2,407 gjoba për shkelje të ndryshme, shumica për shpejtësi.
Gjobat
780 masa administrative për parkime të gabuara;
720 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
404 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
56 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
47 masa administrative për parakalime të gabuara;
37 masa administrative për xhama të zinj;
19 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
8 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
336 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.











Komente
Komento