Rrumbullaku përgënjeshtron Berishën: Gerti Shehu s’ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat ka përgënjeshtruar akuzat e Sali Berishës së sulmuesi ndaj tij Gerti Shehu është punonjës i policisë kriminale. Sipas Rrumbullakut, Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale dhe se nuk është përdorur kurrë si infiltruar apo si burim informacioni.

'Gjithashtu, Policia e Shtetit mori masa për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit që u zhvillua sot në mesditë, të lajmëruar nga opozita.  Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin.  Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj. 

Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se: Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit. 

Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni. Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut. Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës.  Ndërkohë, sigurojmë deputetin Berisha, se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë, është e angazhuar maksimalisht, në zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të plotë ,të të gjitha rrethanave të ngjarjes. '- tha Rrumbullaku.


Lajmi kryesor:

31-vjeçari që goditi Berishën i sëmurë mendor, nëna e tij i jep dokumentin Report Tv! Mjeku konfirmon: Pacient që nga 2018! Ish-kryeministri: Agjent i infiltruar! Policia: Gënjen


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille