TIRANË- “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, është diagnoza që mjeku Sadik Lala ka vendosur për 31-vjeçarin që sulmoi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së tij. Report Tv e siguroi  vërtetimin mjekësor të firmosur e vulosur nga Sadik Lala nëpërmjet familjareve te tij. Ishte nëna e të riut që sapo u njoftua për ngjarjen, vuri në dispozicion dokumentin e datës 16 gusht 2022.

Për  gazetaren e Report TV, Keti Banushi, Ermira Kaçaçi  tha se i biri vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë ajo dha shpjegime edhe në komisariatin numër 1, aty ku dhe u shoqëruar Shehu.

Nga ana tjetër, mjeku psikiatër Sadil Lala tha për Report Tv se dokumenti që ai ka lëshuar lidhur me diagnozën e Gert Shehut  cili sulmoi fizikisht Sali Berishën, është autentik. Lala tregoi se e ka mjekuar që në vitin 2018 dhe sipas tij gjendja është agravuar sepse nuk do të ketë marrë mjekim

“E kam parasysh kush është, është dokument autentik i firmosur nga ne. Mesa di unë ëstë pacient me histori më të thellë, ka qenë te unë që në 2018-tën. Unë e kam lëshuar atë dokuemnt dhe është autentik pa diskutim.”- tha doktori për Report Tv.

Lidhur me sulmin, vetë Berisha, por edhe Ilir Meta dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të opozitës, kanë akuzuar Edi Ramën se e ‘kishte infiltruar’ këtë person me qëllim që të godiste ish-kryeministrin. Madje Berisha tha se Gerti Shehu ka punuar më herët si agjent kriminale. Në këtë kuadër, ai thekson se ky vërtetim mjekësor lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria për të infiltruarit dhe përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk e di se është i infiltruar.

Për këtë ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku i cili e ka mohuar kategorikisht duke thënë se Shehu s’ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale.

“Në lidhje me deklaratat e Berishës në konferencën për shtyp ku pohoi se Greti Shehu është agjent i policisë kriminale sqarojmë opinionin publike se Gert Shehu, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit. Nuk është përdorur kurrë si i infiltruar apo si burim informacionit.  Policia shpreh keqardhjen për deklaratat’ tha Rrumbullaku.

Gjithashtu, policia njoftoi se Shehu ka precedentë të mëparshëm kriminale, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve, por edhe si një person me probleme mendore.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës në drejtimin e Dritan Nushi ka nisur hetimet për goditje për shkak të detyrës. Në pyetje  janë marrë të gjithë personat që kanë parë ngjarjen si dhe familjarët e 31 vjeçarit. Prokuroria do të kërkojë kryerjen e një ekspertizë tjetër për të përcaktuar gjendjen mendore të tij.

Dokumenti që vërteton se i riu vuan nga probleme nga shëndeti mendor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
U mor në pyetje nga policia, lë ambientet e komisariatit nëna e Gerti Shehut! Përfundon në spital

1670341334_finalprojekt.00124107.Still008.jpg

Nëna e Gerti Shehut, 31-vjeçarit i cili goditi me grusht Sali Berishën ka lënë ambientet e Komisariatit nr. 1 ku po merrej në pyetje. Largimi i saj është bërë me një ambulancë për shkak se nuk ishte ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Ora 20:00
Tha se Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, Berisha merr si burim informacioni hakerat iranianë 'Homeland Justice'

1670339290_19.00364803.Still005.jpg

Pas sulmit me grusht nga Gert Shehu, ditën e sotme në protestë, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës se ai ishte porositësi për ta goditur. Megjithëse policia e përgënjeshtroi, Berisha tha se 31-vjeçari është agjent i policisë kriminale.

Burime për këtë informacion, ish-kryeministri duket se i merr nga hakerat iranianë. Televizioni i Berishës, ka publikuar një artikull duke ju referuar hakerave iranianë ‘Homeland Justice’, të cilët thonë së në ditët në vijim do të nxjerrin të dhënat ku Shehu del në disa databaza të policisë.

Ora 18:10
Rrumbullaku përgënjeshtron Berishën: Gerti Shehu s’ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat ka përgënjeshtruar akuzat e Sali Berishës së sulmuesi ndaj tij Gerti Shehu është punonjës i policisë kriminale. Sipas Rrumbullakut, Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale dhe se nuk është përdorur kurrë si infiltruar apo si burim informacioni.

'Gjithashtu, Policia e Shtetit mori masa për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit që u zhvillua sot në mesditë, të lajmëruar nga opozita.  Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin.  Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj. 

Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se: Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit. 

Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni. Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut. Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës.  Ndërkohë, sigurojmë deputetin Berisha, se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë, është e angazhuar maksimalisht, në zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të plotë ,të të gjitha rrethanave të ngjarjes. '- tha Rrumbullaku.

Ora 17:35
VIDEO/ ‘Më fol për atë vajzën’, miqtë i nxjerrin video në Tik-Tok sulmuesit të Berishës: Iku me elefantin rus ajo

Gerti Shehu, 31 vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën, në protestën e ditës së sotme, për të cilin doktori Sadik Lala, tha se vuan nga sëmundje mendore, është shfaqur edhe në një video në rrjetit social Tik-Tok, ku shihet se është 'vënë në lojë'. Siç shihet në pamje, personi që e filmon, e pyet për një vajzë, dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.

Gerti Shehu: Këtë paketën do ta ndaj me atë çunin dhe 10 cigaret e ngelura nuk do ti pi më! Këto janë 10 të fundit!

Djali që e filmom: Më fol për atë gocën që po flisje!

Gerti Shehu: Iku ajo me elefantin rus!

Djali që e filmon: Sheh Lizën ti në botën e çudirave!

Mjeku Sadik Lala konfirmoi se Shehu ishte pacient i tij që prej vitit 2018 dhe se dokumenti është lëshuar nga ai vetë. 

Ora 17:03
VIDEO/ Djali i saj i sëmurë mendor grusht Sali Berishës, ky është momenti kur nëna e tij jep dëshminë në Polici

 

Ky është momenti kur nëna e 31-vjeçarit Gerti Shehu, po jep deklarimet e saj në Polici. Ka qenë vetë nëna e cila i ka vënë në dispozicion Report Tv kartelën mjekësore të 31-vjeçar ku vërteton se ka probleme të shëndetit mendor.

Ora 16:44
VIDEO/ Doktori i 31-vjeçarit që goditi me grusht Berishën flet për Report Tv: Raportin e kam lëshuar unë, është autentik! Pacient që në 2018-n

Doktori i Gert Shehut, Sadik Lala 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar për Report Tv se është me probleme të shëndetit mendor dhe kurohej që prej 2018. Në prenoncim, mjeku shprehet se dokumenti është firmosur nga ai dhe se është autentik, pra çdo gjë që thuhet në atë dokument është i vërtetë pa asnjë diskutim. Kjo hedh poshtë "teorinë" e Berishës se agresori nuk ishte me probleme të shëndetit mendor dhe se sulmi i tij erdhi me porosi nga kryeministri. 

“E kam parasysh kush është, është dokuement autentik i firmosur nga ne.

Mesa di unë është pacient me histori më të thellë, ka qenë te unë që në 2018-tën. Unë e kam lëshuar atë dokuemnt dhe është autentik pa diskutim.”- tha doktori për Report Tv.

Për të theksuar vërtetësinë e dokumentit të lëshuar nga ai, Sadik Lala, mjeku psikiatër shprehet se është i gatshëm për të dhënë sqarimet e duhura për çështjen.

“Dokumentin ma ka kërkuar dhe policia kriminale. Nesër me duhet të dal, mbase nuk jam në gjendje për të dalë tamam nesër në punë, por do dal për të dhënë sqarimet e duhura në të dhënat e pacientit në klinikë sepse kuptohet nuk mund t’i mbaj mend të gjithë rastet.”- tha mjeku.

Mjeku gjithashtu ritheksoi se pacienti i tij ishte besimtar i fe-së myslimane dhe se ishte frekuentues i xhamive. Lala gjithashtu zbuloi se në klinikë vinte i shoqëruar nga familjare e tij dhe për një periudhë kohe punonte si picier. Pra pavarësisht problemeve të tij me shëndetin mendor, komunikonte qetë dhe mirë.

"Di që shkonte në xhami, por duke qenë se për mua nuk paraqiste ndonjë problem sepse çdo psikiatër dhe çdo mjek e di që personat që papritur kthehen nga njerëz të zakonshëm në besimtar të thekur atëherë kjo është për t’u marrë në konsideratë në vlerësimin e përgjithshëm klinik që bëjmë ne, por realisht besimin nuk mund ta gjykosh, as ta paragjykosh.

Në klinikë vinte i shoqëruar nga familjarët, konkretisht nga e ëma. Nuk është e thjeshtë për të thënë pse nuk i merrte ilaçet, një nga arsyet ka qenë kur tha unë ndihem mirë tani, po punoj, madje mbaj mend që në atë kohë punonte picier, shpërndante pica, komunikonte mjaft mirë, mjaft i qetë sepse situata e çrregullimeve psikotike nuk mund të jetë gjithmonë njësoj."- tha mjeku. 

Ora 15:43
Sulmi ndaj Berishës, Rithemelimi: Akt kriminal i Ramës, u godit ish-presidenti, ish kryeministri i Shqipërisë e lideri i parë anti-komunist

1670335985_Screenshot7.png

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka reaguar zyrtarisht në lidhje me sulmin me grusht ndaj ish-kryeministrit, sot në protestën e organizuar prej tij.

‘Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, u godit sot në mesditë ndërsa po u printe paqësisht mbështetësve të opozitës drejt një manifestimi pro-europian në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Bandat e Ramës, në qeveri dhe në rrugë, organizuan me Çuçin e Edit një akt kriminal prej frikacaku goditjen e ish-Presidentit, ish-kryeministrit dhe liderit historik të forcës së parë anti-komuniste në Shqipëri, Dr. Prof. Sali Berishes.

Nje retorikë e mbushur me sulme personale të përfaqësuesve qeveritarë, dhe të kryeministrit Edi Rama, parapriu aktin kriminal te sulmit ndaj z. Berisha.

Gjuha e ngarkuar me dhunë e ministrit të Brendshëm, kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet, dhe kryeministrit Rama, paraprinë goditjen sot të shefit të opozitës shqiptare, si përpjekje ekstreme për të dështuar protestën e popullit opozitar. Asnjëherë më pare, që nga diktatura e Enver Hoxhës, një lider i opozitës nuk është goditur verbalisht kaq egër, dhe më pas porositur edhe sulm fizik ndaj tij.

Për të kryer aktin e shëmtuar kriminal Rama & Çuçi, u zgjodh Gerti Shehu, agjent i Policisë kriminale, person problematik, me lidhje më të majtën, i cili ishte porositur të deklaronte se, me aktin e tij nuk po zbatonte porosinë e Ramës dhe Çuçit, por të një vëllau musliman, për t’i dhënë karakter islamik, si varianti më i besueshëm për audiencën ndërkombëtare.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë, akt i cili dëshmoi para botës fytyrën e vërtetë të rregjimit të Edi Ramës. Ky akt kërcënon paqen politike dhe sociale në vend, dhe për këte Edi Rama, ministri i tij i familjes Çuçi do të mbajnë të gjitha përgjegjësitë.

Çdo përpjekje për ta trembur Sali Berishën, për ta trysnuar opozitën, mbështetësit e saj dhe njerëzit e lirë, është një përllogaritje e mjerë e atyre që mendojnë se milionat e vjedhur shqiptarëve, dhe dhuna verbale dhe fizike do t’u mbyllin gojën.

Plaga në fytyrën e Doktor Berishës është maska që ra nga fytyra e Edi Ramës. Është një njollë turpi pikërisht në ditën, të cilën ai po e reklamonte si të prosperitetit, stabilitetit dhe normalitetit.

Opozita nuk ia fal Edi Ramës këtë cënim të kodeve morale dhe politike. Ai është sot armiku ynë publik dhe politik, dhe me të do të ndeshemi me të gjitha mjetet që bota demokratike i ka dëshmuar çdo ditë në të pesë kontinentet.’- thuhet në deklaratën zyrtare.

Ora 15:36
Berisha: Rama është organizatori, mendoi se po të merrja goditje s’do flisja! Përdori pistë islamike që ta besonin liderët e samitit se janë shumicë e krishterë

 

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh edhe njëherë se organizatori është kryeministri për sulmin e tij gjatë protestës. Berisha u shpreh se “zyra e Fugës” po përpiqet ta fshehë këtë me anë të “një piste myslimane” dhe liderët e samitit të cilët janë me shumicë të krishterë do e besonin.

“Rama nuk kontrollon dot veten. Dhe sigurisht donte që Sali Berisha mos të fliste në atë tribunë. Pasi e pa që njerëzit u mblodhën dhe iu prish çdo skenar, përdori këtë.

Ky njeri, është i përdorur nga pushteti. Ai mendoi se do merrja një goditje dhe s’do flisja dhe këtë do mund ta mbulonte me pistë islamike. Dhe një shumicë e krishterë siç është samiti, do e besonte.

Ata që e njohin Ramën e kanë shumë të qartë. Mendoj se ky ishte rasti më i mirë, thirrën protestën dhe ja reagimi.
Ju e patë çfarë turpi u bë për të mos lejuar protestën.

Por ju e patë protestën. Ja dogja unë atij pistën islamike në miting, ja dogja. Dhe, vrapoi nxori shkresën, e nxori Fuga shkresën, duke provuar që janë ata vetë. Ai shfrytëzoi samitin me shpresën se s’do flisja.”- tha Berisha.

Ora 15:33
SHBA kërkoi hetim për dhunën, Berisha: Nuk kam koment, po Soros po ndihmon Ramën të gëlltisë opozitën

 

Sali Berisha në një konferencë për mediat pas protestës dhe sulmit ndaj tij është pyetur edhe nëse ka ndonjë koment për reagimin e SHBA për dhunën ndaj tij. Berisha tha se nuk ka një koment, por ama ka një koment për betejën sipas tij kundër opozitës.

‘Edi Rama është organizatori i këtyre sulmeve. Për sa i përket komentit të SHBA nuk kam asnjë koment. Unë koment mund të bëj këtë që në betejën kundër opozitës kam ato fjalë që thash aty dhe do ti them dhe më fuqishëm pasi përdorimi i korrupsionit të Edi Ramës dhe George Soros për të ndihmuar Edi Ramën për të gëlltitur opozitën është një akt i rëndë. Ky është qëllimi ynë i palëkundur.’- tha Berisha.

Ora 15:32
Berisha: Nëse do ishte i sëmurë mendor në 2022 nuk do të kishte rinovuar patentën

Sali Berisha thotë se në sulmin pas tij fshihet Edi Rama dhe se ishte ai që nxitoi që të nxirrte një dokument se Gerti Shehu (agresori) është i sëmurë mendor. Berisha tha se nëse do të ishte i sëmurë nuk do të kishte rinovuar patentën në vitin 2020.

‘Tani mund të ju them një gjë tjetër ju, shumë interesante. Ky i sëmuri kriminal i Edi Ramës, në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën. Ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe natyrisht Ardi Veliu.’- tha Berisha.

1670337111_WhatsAppImage20221206at3.29.29PM.jpeg

Ora 15:25
Berisha ‘i bindur’: Është agjent i policisë, e di nga burimet e mia! Dokumenti i tij mjekësor, s’ka datë në shkresë e as në vulë

 

Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku po jep versionin e tij për incidentin që i ndodhi gjatë protestës ku u godit nga 31-vjeçari Gerti Shehu.

Berisha thotë se dokumenti që vërteton se Shehu është me probleme të shëndetit mendor nuk ka datë e madje as vula. Por siç duket nga dokumenti i siguruar nga Report Tv, dokumenti është i shoqëruar me datë dhe vulën përkatëse. Sidoqoftë, Berisha shprehet i sigurt për versionin e tij dhe si argument përdor “burimet e tij të sigurta”.

“Siç e shihni ky mund të jetë mjekuar, por e vërteta është që kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët evropian që janë sot këtu. Shkresa s’ka asnjë datë. Që nuk ndodh ndonjëherë. Dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Është me vula të shumta por pa data.

Dhe, këtu keni një raport tjetër, është arrestuar, në  vitin 2015 sepse ju gjetën 1.9 gram lëndë kanabis. Janë tipike veprime që kryhen ndaj agjentëve të policisë për t’i instaluar në rrjetet trafikante. Por nga burimet e mia ky ka funksionuar si agjent i policisë kriminale në këto dy destinacione. Ky, thuhet se është i datëlindjes 1991, nga Krasta e Tepelenës banues në Tiranë prej shumë vitesh. Këto janë të dhënat të kontingjentit të policisë.”

Ora 15:22
Berisha akuza Ramës për sulmin: E përdori 31-vjeçarin për të më qëlluar! Ai tha se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman

 

Me shenjën në fytyrë, Sali Berisha hodhi akuza kundrejt Edi Ramës duke e bërë përgjegjës për sulmin ndaj tij sot në protestë. Gerti Shehu, sipas Sali Berishës është përdorur nga Edi Rama për ta sulmuar dhe se qeveria kishte bërë gati dokumentin për të mashtruar dhe për ta justifikuar. Sipas Berishës ai u paraqit duke thënë se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman.

‘Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve ju e dini që në raste të tilla këta persona përdoren se një njeri normal nuk pranon të keqpërdoret. Edi Rama tregoi se është 100% duar brenda. Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo. Ky vërtetim mjekësor nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2028, pasi u paraqit në klinikën tonë më janar 2018. Shumë i çuditshëm vërtetimi. Thatë se e episodi i fundit i 10 gushtit u rekomanduar të dërgohet me urgjencë psikiatrike e pasi mori ndihmën e parë u relaksua. Kjo dëshmon faktin se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës. Ky i sëmuri kriminal ka marrë rinovim patentën në vitin 1922, një sekont 2022. Ky është një akt i përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Është me orgjinë nga Tepelena jetion në Tiranë dhe i ka shërbyer policisë kriminale në besimtarët e xhamisë. U paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman, është i regjistruar kur thotë se zbatova porosinë e një vëllai musliman, por porosia është e Edi Ramës. I përdorur mes besimtarëve myslimanë.’- tha Berisha.

Ora 15:22
Me shenja në fytyrë, Berisha akuza Ramës për sulmin: E përdorI 31-vjeçarin për të më qëlluar mua

 

Me shenjën në fytyrë, Sali Berisha hodhi akuza kundrejt Edi Ramës duke e bërë përgjegjës për sulmin ndaj tij sot në protestë. Gerti Shehu, sipas Sali Berishës është përdorur nga Edi Rama për ta sulmuar dhe se qeveria kishte bërë gati dokumentin për të mashtruar dhe për ta justifikuar. Sipas Berishës ai u paraqit duke thënë se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman.

‘Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve ju e dini që në raste të tilla këta persona përdoren se një njeri normal nuk pranon të keqpërdoret. Edi Rama tregoi se është 100% duar brenda. Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo. Ky vërtetim mjekësor nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2028, pasi u paraqit në klinikën tonë më janar 2018. Shumë i çuditshëm vërtetimi. Thatë se e episodi i fundit i 10 gushtit u rekomanduar të dërgohet me urgjencë psikiatrike e pasi mori ndihmën e parë u relaksua. Kjo dëshmon faktin se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës. Ky i sëmuri kriminal ka marrë rinovim patentën në vitin 1922, një sekont 2022. Ky është një akt i përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Është me orgjinë nga Tepelena jetion në Tiranë dhe i ka shërbyer policisë kriminale në besimtarët e xhamisë. U paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman, është i regjistruar kur thotë se zbatova porosinë e një vëllai musliman, por porosia është e Edi Ramës. I përdorur mes besimtarëve myslimanë.’- tha Berisha.

Ora 15:14
Pas protestës, Berisha del në konferencë për shtyp: Sulmi im ishte i përgatitur nga zyra e Fugës! Gerti Shehu, agjent i policisë kriminale

 

Pas protestës, e cila kulmoi me një incident Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp. Edhe për sulmin e tij ai ka akuzuar qeverinë.

“Ajo që është, më flagrante është personi është agjent i polcisë kriminale. Gert Shehu është agjent i policisë kriminale, kontigjent siç futen me doza të vogla në tregun e trafikantëve. Fakti që, zyra e Fugës shpërndahu me urgjencë këtë dokument shëndetësor për këtë dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur! Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën,  dmth që këta persona përdoren...”- tha Berisha.

Ora 14:57
Arrestimi i 31 vjeçarit që goditi me grusht Berishën, policia: Ka precedentë penalë për plagosje dhe lëndë narkotike

1670326609_page.jpg

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon arrestimit të 31 vjeçarit, Gert Shehu që goditi me grusht, ish kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës". Ndërkohë mësohet se 31 vjeçari ka precedentë penalë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Ora 14:09
U godit me grusht nga 31 vjeçari, Berisha thirrje: Lirojeni fatkeqin! Një mjeran që ka shitur veten

 

Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi lirimin e Gert Shehut, 31 vjeçarit që e goditi me grusht gjatë protestës së sotme.

“Liroje fatkeqin sepse është një mjeran. Ka shitur veten. Duke qenë se sot në Tiranë janë mbledhur të gjithë liderët e krishterë, mundohen ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia, nuk kanë asgjë të përbashkët, ka vetëm një arkitekt, është vetëm Edi Rama”- u shpreh Berisha.