Rrumbullaku pret delegacionin e Guardia di Finanza, vlerëson bashkëpunimin mes palëve

Rrumbullaku pret delegacionin e Guardia di Finanza, vlerëson bashkëpunimin mes palëve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Madhor Muhamet Rrumbullaku mirëpriti një delegacion të Guardia di Finanza nga Qendra Detare e Formia, Itali, që kryesohej nga Gjeneral Brigade Antonello Maggiore. Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi, partneriteti, profesionalizmi dhe besimi reciprok, mbi të cilat është ndërtuar marrëdhënia e Policisë së Shtetit me kolegët e Guardia di Finanza, prej më shumë se dy dekadash.

Partneriteti me kolegët e GDF-së është konkretizuar me gatishmërinë absolute të të dyja palëve, për të kontribuar në kontrolle të përbashkëta, në patrullime, monitorime, shkëmbime eksperiencash dhe asistencë me pajisje policore bashkëkohore. Ky bashkëpunim konstant është finalizuar me qindra operacione të përbashkëta kundër kultivimit të bimëve narkotike, trafiqeve të paligjshme, kontrabandës së naftës dhe kundër krimeve të tjera kufitare.

Drejtori i Përgjithshëm iu ka prezantuar kolegëve të GDF-së, një material filmik që paraqiste trajektoren e zhvillimit të bashkëpunimit me partnerët italianë dhe rezultatet e punës së Policisë së Shtetit, gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Gjatë këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi edhe kontributin e zyrës së Ekspertëve të Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri dhe të nukleve të GDF-së në Durrës dhe në Vlorë.

Të dyja palët shprehën gatishmëri dhe angazhim të plotë për të forcuar më shumë urat e bashkëpunimit, të cilat si rezultat i profesionalizmit dhe besimit reciprok, kanë gjeneruar rezultate shumë pozitive në luftën kundër paligjshmërive dhe në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/07/2023 03:36

    /BENI/,kur do qe te ruash kopshtin tend nga barerat e keqia qe /lulezojne/ ne oborrin e komshiut tend,neglizhent qe nuk perpiqet t'i zhduke,nuk ke se c'te besh,do t'i marresh leje dhe do t'ia sperkatesh ti me kimikate kopshtin e tij si parandalim, qe te mos perhapen dhe ne tendin.

    Përgjigju
  • Beni: 04/07/2023 20:54

    Jem vend i pushtuar nga finanza italiane qe jane ne vendin tone me arme ne brez neper qytet dhe patrullojne ne ujerat tane sikur te jene ne vendin e tyre , kurse policia jone nuk mind te kaloje ujerat neutrale keshtu qe ky nuk eshte bashkepunim por pushtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në

VIDEO/ Bournemouth turpëron Manchester Unitedin, e mposht 0-3 në "Old Trafford"