Rrumbullaku pret delegacionin nga Indonezia: Urë bashkëpunimi kundër trafikut të drogës
Rrumbullaku dhe delegacioni nga Indonezia
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme, mirëpritën një delegacion me përfaqësues nga Bordi Kombëtar kundër Narkotikëve i Indonezisë dhe nga Ambasada e Indonezisë.
Vizita synoi të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet 2 agjencive, ura të cilat do të shërbejnë për të goditur grupet kriminale me shtrirje të gjerë botërore, që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Bashkëpunimi u dakordësua të zhvillohet përmes krijimit dhe konsolidimit të kanaleve për shkëmbimin e informacioneve, si dhe përmes aplikimit të modeleve më të mira që ndjekin këto polici, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kryetari i delegacionit, Drejtuesi I Bordit Kombëtar kundër Narkotikëve i Republikës sē Indonezisë z. Petrus R.Golose, shprehën gatishmërinë e 2 organizatave për të bashkëvepruar për betejat e përbashkëta, për të finalizuar operacione me impakt global, si dhe për të garantuar siguri publike për qytetarët e të dy vendeve.
Policia e Shtetit dhe Bordi Kombëtar kundër Narkotikëve i Republikës së Indonezisë ndanë qëndrimin e njëjtë kundër narkotikëve.
Në përfundim të vizitës, Drejtori i Përgjithshëm, përmes një dokumentari, i njohu anëtarët e delegacionit, me historikun e Policisë së Shtetit shqiptar, me parimet mbi të cilat organizohet dhe funksionon sot ajo, si dhe me rezultatet e këtij viti, në luftën e përditshme kundër fenomeneve kriminale.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3465
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu
14 Janar, 08:19
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
13 Janar, 16:17
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, Proda dhe Hoxha vendosin kurora te Memoriali i efektivëve Dëshmorë: Mbrojtën jetën me jetë!
13 Janar, 15:30
-
Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në Shkozë, iu përmbyt banesa! 3 persona u bllokuan në makinë nga bora në Qafën e Murrizit
13 Janar, 14:26