Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku priti në një takim Ambasadorin dhe Zv/ambasadorin e Brazilit në vendin tonë, Sh. T. Z. João Tabajara De Oliveira Júnior dhe z. Ricardo Portugal.
Diskutimet gjatë këtij takimi u fokusuan në ngritjen e urave të reja të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Brazilit, si dhe forcimin e atyre ekzistuese, me qëllim shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve, për të goditur fenomenet kriminale që prekin të dyja vendet, si dhe për të lokalizuar e vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim.
Me qëllim përmbushjen e plotë të misioneve të përbashkëta për garantimin e sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, Drejtori i Përgjithshëm, Ambasadori dhe Zv/ambasadori u dakordësuan rreth vendosjes së pikave të kontaktit mes dy agjencive ligjzbatuese, caktimit të një oficeri ndërlidhës pranë Ambasadës së Brazilit, si dhe për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm siguroi përfaqësuesit e Ambasadës së Brazilit, për angazhimin maksimal të Policisë shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe pastrimit të parave. Gjithashtu, Drejtori theksoi se vijon të mbetet prioritet i punës së tij, bashkëpunimi i ngushtë, profesional dhe i besueshëm me partnerët ndërkombëtarë.
Ambasadori i Brazilit shprehu vlerësim për qasjen e re të Policisë së Shtetit në raport me partnerët ndërkombëtar, si dhe angazhim e mbështetje të plotë për të ofruar asistencë logjistike, profesionale dhe akademike për punonjësit e Policisë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i Dakos, a po përmbush SPAK pritshmeritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
31.6%
-
Jo
61.4%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 57
Lajme të tjera
-
Policia bën 'bilancin' për muajin maj: Janë zhvilluar 79 operacione! 112 drejtues mjetesh të arrestuar, pezullohen 624 leje drejtimi
4 Qershor, 10:01
-
Vettingu e shkarkoi nga detyra e drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati emërohet këshilltar i Rrumbullakut
30 Maj, 12:13
-
Në media publikohet video e përdhunimit të një vajze, Policia nis hetimet: Kemi pamjet! Po punojmë për identifikimin e personave përgjegjës
30 Maj, 11:11
-
Në bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar, Rrumbullaku pret delegacionin e lartë nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite
18 Maj, 12:24
-
Nesër Shqipëria voton, Policia e Shtetit merr në ruajtje 4080 objekte ku mbahen materialet zgjedhore! Thirrje partive politike: Respektoni Kodin Zgjedhor
13 Maj, 20:13
-
Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Rrumbullaku: Janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore! 88 persona nën hetim
12 Maj, 18:27
-
‘Vendoret’, KQZ letër SPAK, Policisë e Prokurorisë së Përgjithshme: Parandaloni incidentet dhe krimet zgjedhore
11 Maj, 11:42
-
Zgjedhjet e 14 majit, 5500 policë për garantimin e procesit! Patrullat e trajnuara nga OSBE dhe KQZ do të vendosen pranë QV-ve dhe KZAZ-ve
10 Maj, 15:08
-
Rithemelimi denoncon: Ka policë që janë kthyer në banditë për t’i bllokuar opozitës çdo shteg në zgjedhje! Po kërcënohen qytetarët, prokuroria të hetojë
9 Maj, 16:24
-
Rrumbullaku pret ambasadorin e Maqedonisë së Veriut: Patrullime të përbashkëta në zonat bregdetare të të dyja vendeve gjatë sezonit
9 Maj, 13:34
-
Siguria në plazhe, nis nga puna Njësia Policore Detare me 104 policë! 35 jet ski për të monitoruar detin! Rama: Rasti 'Jonada' nuk përsëritet më
6 Maj, 12:39
-
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, autoritetet shqiptare u kërkojnë homologëve në Kosovë qen të stërvitur për gjetjen e kufomave
5 Maj, 21:57