Rrumbullaku takon ambasadorin gjerman: I vendosur të ndryshoj metodologjinë e strukturave policore

Rrumbullaku takon ambasadorin gjerman: I vendosur të ndryshoj metodologjinë e strukturave policore

Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti sot, në një takim  ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Në fokus të takimit ishin prezantimi dhe njohja e ambasadorit me prioritetet, objektivat dhe vizionin që Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka për krijimin e një impakti sa më pozitiv tek qytetarët, strategjinë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë e në veçanti me ata strategjikë. 

Në fjalën e tij Rrumbullaku theksoi se ka si synim ndryshimin e vizionit dhe metodologjinë e punës së strukturave të policisë së shtetit.

‘Ju falënderoj për vizitën dhe për mbështetjen e deritanishme që i keni dhënë Policisë së Shtetit. Jam i bindur se kjo mbështetje do të thellohet akoma më shumë në vijim.

Ju siguroj, zoti ambasador, se jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin dhe metodologjinë e punës së strukturave policore, me qëllim vendosjen e një strandardi të ri në raport me qytetarët, me partnerët dhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Po krijojmë mekanizma të menaxhimit të burimeve njerëzore, me qëllim eliminimin e abuzivitetit dhe arbitraritetit, për t’i dhënë strukturave policore mundësinë e drejtimit nga njerëz profesionistë dhe të ndershëm, çka do të sjellë ndryshimin e impaktit në publik, sepse jam i bindur se perceptimet dhe impaktet ndryshohen me punë e rezultate dhe jo me emra.

Forcimi i marrëdhënieve me partnerët, konkretisht me BKA-në dhe Policinë Federale të Gjermanisë do të thellohet akoma më shumë, duke patur në themel besimin reciprok, profesionalizmin dhe përkushtimin për të luftuar pa kompromis fenomenet kriminale që janë kërcënim global.’- u shpreh drejtori i Përgjithshëm i policisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 16/09/2022 17:05

    Kur bjen çiftelise Rrumbullaku/Mbyllet dera e lartësohet pragu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme