Rrumbullaku vlerësohet me 'Urdhrin e Meritës Policore' dhe 'Medaljen e Kryqit të Bardhë' nga homologu spanjoll

Rrumbullaku vlerësohet me 'Urdhrin e Meritës Policore' dhe 'Medaljen e Kryqit të Bardhë' nga homologu spanjoll

Në vlerësim të bashkëpunimit të bazuar në profesionalizëm dhe në besueshmëri, të demonstruara gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, Francisco Pardo Piqueras i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku “Urdhrin e Meritës Policore” dhe “Medaljen e Kryqit të Bardhë”, të akorduara nga Ministri i Brendshëm i Mbretërisë spanjolle. Njëkohësisht, u vlerësuan me “Medaljen e Kryqit të Bardhë”, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi.

Ndërkohë, për të vlerësuar bashkëpunimin dhe rezultatet e arrira së bashku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku iu dorëzoi “Medaljen e Nderit”, të akorduar nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, 3 drejtuesve të strukturave për Kufirin dhe Emigracionin, të Policisë Kombëtare spanjolle, konkretisht:

-Komisarit të Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit të Policisë Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës, Julián Ávila Polo;

-Drejtuesit të Departamentit Qendror të Riatdhesimeve dhe Kthimeve në Komisariatin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit, David Bartolomé Sanz;

-Drejtuesit të Departamentit të Koordinimit dhe Emigracionit në Komisariatin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit, Fernando Vaquero Moreno.

Në ceremoninë për dorëzimin e medaljeve për zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shqipërisë, në Spanjë, Gazmend Barbullushi.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku shprehu falënderimet për vlerësimin e bërë, për të cilin u shpreh se ndjehet shumë krenar dhe se është një motivim për të dhe për 2 drejtorët e departamenteve, për të përmbushur me devocion misionin e vështirë të përballjes me sfidën globale të luftës kundër krimit. Po ashtu nënvizoi se ky është një vlerësim që i bëhet të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët me profesionalizimin e tyre kanë sjellë realizimin e suksesshëm të një sërë operacionesh të përbashkëta në luftën kundër krimit dhe kanë ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, jo vetëm profesional, por dhe miqësor.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, z. Francisco Pardo Piqueras theksoi se kjo ceremoni ka një domethënie të veçantë, pasi vlerësohen punonjës të 2 policive, Policisë spanjolle dhe Policisë shqiptare, vlerësimi i cili është një dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të vendosur mbi baza të besimit reciprok mes palëve. Gjithashtu, Piqueras u shpreh se në kohët e sotme, kur lufta ndaj krimit është një sfidë globale, bashkëpunimi është një element shumë i rëndësishëm, si në nivel bilateral ashtu dhe në atë multilateral.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës