Rrëfim prekës! U qëllua me 12 plumba nga Hamasi, ushtarja izraelite që shpëtoi mrekullisht flet e përlotur: U shtira si e vdekur

Rrëfim prekës! U qëllua me 12 plumba nga Hamasi, ushtarja izraelite që shpëtoi mrekullisht flet e përlotur: U shtira si e vdekur

Eden Ram

Një ushtare izraelite mbijetoi mrekullisht dhe tregoi historinë e tmerrit dhe terrorit që përjetoi më 7 tetor.

Ajo tha se u qëllua 12 herë nga Hamasi, por kishte gjakftohtësinë dhe guximin të qëndronte pa lëvizur dhe të pretendonte se ishte një kufomë mes miqve të saj të vdekur.

Togerja e dytë Eden Ram, e cili tashmë është shëruar dhe ecën sërish, përshkroi në një postim emocionues momentin kur ishte në bazën në distriktin jugor të Urimit me 12 ushtarë të tjerë kur u zunë pritë nga terroristët, me personat e armatosur që qëllonin Ramen.

Të bllokuar në dhomë, ushtarja e plagosur dhe gjashtë kolegët e saj nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të prisnin derisa Hamasi të hidhte në erë çdo derë sigurie dhe më në fund tw arrinin te trupat e IDF, duke qëlluar me breshëri drejt tyre, raporton New York Post.

“Gjatë sulmit, nuk isha e sigurt nëse isha e vdekur apo e gjallë. U ndjeva e vdekur, por ende mund të shihja, dëgjoja dhe ndjeja. Prisja që plumbi i fundit të më godiste dhe të më vriste, por nuk erdhi kurrë”, ha Ram për kohën kur u qëllua 12 herë.

Ram kishte kohë për të dërguar mesazhe lamtumire për të dashurit e saj përpara se Hamasi të thyente dyert. Ajo u shtir si e vdekur për katër orë dhe edhe pse terroristët po kontrollonin trupat, ajo arriti t’i mashtrojë ata dhe t’i shpëtojë vdekjes.

“Unë jetoj nga një mrekulli", tha Eden Ram me lot në sy gjatë çmimit të saj të trimërisë më 7 tetor nga presidenti i Izraelit Isaac Herzog.

Në fakt, ajo nuk ishte e vetmja. Ndërsa vajza shtrihej në një pellg gjaku e rrethuar nga miq dhe kolegë të vdekur, ajo ndjeu frymën e shoqes së saj, Saharit, e cila gjithashtu i mbijetoi sulmit.

Pasi ushtarët u larguan, Sahari ndihmoi menjëherë Ramen, e cila kishte plagë plumbash në këmbë, krahun e majtë dhe shpatullën e saj.

“48 orët e para në spital ishin të vështira, pasi ajo iu nënshtrua dy operacioneve dhe për tre ditë mjekët e mbajtën nën qetësim të rëndë. Kisha aq shumë dhimbje sa nuk mund të them asnjë fjalë – engjëjt erdhën dhe më shpëtuan. Më çuan në spital dhe gjatë rrugës kërkova menjëherë të telefonoja familjen time dhe t’u thosha se isha gjallë. 48 orët e para në spital ishin të vështira", tha Ram për momentin kur ushtarët dhe mbërritën në bazë dhe i shpëtuan jetën. 

Pavarësisht lëndimeve të rënda në trupin e saj, Ram do të jetë në gjendje të rifitojë funksionin e plotë të gjymtyrëve të saj. E reja e ka përshpejtuar shërimin e saj dhe javën e kaluar mori një çmim nga presidenti i Izraelit Isaac Herzog për trimërinë e saj më 7 tetor.

Gjatë ceremonisë, ajo tha se ishte e emocionuar që u rikthye në këmbë, duke e përshkruar shërimin e saj si një mrekulli.

“Momentet e vështira do të më shoqërojnë përgjithmonë. Kisha mendime të vështira nëse isha gjallë dhe nëse do të mund të mbijetoja, por më pas më 'thirri' një mrekulli", tha Ram.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zari: 15/12/2023 22:41

    Kte ushtaren ta cojn te 313 te knoqen naçut.

    Përgjigju
  • shabani: 12/12/2023 15:33

    ka mbi 18.000 palestineze qe ne po shtiremi sikur jane gjalle.

    Përgjigju
  • Turi: 12/12/2023 13:38

    Ju vrisni femije kurse Hamasi vret ushtare

    Përgjigju
    • Urithi: 12/12/2023 17:35

      Pse nuk na e sillni hamasin ketu ju allahuekberet te na qeverisin se mbase do jemi me mire me ta.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania