TIRANE - Publikimi i videoskandalit në pediatrinë e QSUT-së ka ngjallur reagimin e mjekëve të tjerë që e ushtrojnë këtë profesion prej vitesh dhe me dinjitet.

Në një status në Facebook mjekja dermatologe Erjona Shehu ka nisur një sfidë në të cilën ajo dominon të gjithë kolegët që duke nisur nga dita e sotme të mos mbajnë më përparëse me xhepa, pasi kështu nuk do të mund të akuzohen për korrupsion.

“Mjaft qëndruam apatikë! Nga nesër të grisim të gjithë xhepat përparëseve! Nominoj të gjithë miqtë e mi mjekë në fushatën: pa xhepa, por me dinjitet! OK? Të nisim me këtë nismë deri në hapin e radhës!”- shkruan Erjona Shehu. Në komentet e këtij statusi duket se të gjithë kolegët e saj kanë arritur dakordësinë duke e pranuar sfidën.

Sipas Shehut kjo sfidë do të shërbejë që të mos përgjithësohen të gjithë mjekët për shkak të një abuzimi pasi në spitalet tona ka mjekë të ndershëm që e ushtrojnë profesionin e tyre me humanizëm. 

Mitmarrja në pediatri, pezullohet mjekja, Ikonomi: Denonconi online

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)