Itali- Një urë e lartë është shembur pak minuta më pare në Genova. Bëhet fjalë për urën Morandi 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955.
Ura është rrëzuar pas një stuhie por ende nuk dihen shkaqet. Paraprakisht dyshohet për një problem teknik dhe prishje e strukturës së urës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse pasi për shkak të makinave të mbetura nën urë mund të ketë ndonjë shpërthim të mundshëm.
Sipas përllogaritjeve nën urë kanë mbetur mbi 20 makina, ndërkohë shanset për viktima janë të larta.
Lajmi kryesor: