RTSH, asnjë prej dy kandidatëve
nuk merr shumicën e nevojshme 

Këshilli Drejtues i RTSH-së as te enjten nuk arriti të zgjedhë Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni, pasi asnjë prej dy kandidatëve,Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj , nuk arritën të sigurojnë shumicën e votave.

Në mbledhjen e sotme, e treta në radhë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH-së, asnjë nga dy kandidatët në garë, Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm prej 7 votash. Gëllçi mori 6 vota kundrejt 5 votave që mori kandidati tjetër Malaj.

Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan një tjetër proces votimi, por qe nuk arritën te zgjidhnin asnjë prej kandidateve per shkak te mosplotësimit te kuorumin e nevojshëm prej 7 votash, qe duhen për zgjedhjen e Drejtorit.

Konkursi për drejtues të RTSH-së ka qenë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një CV ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat 5-vjeçar. /ATSH/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi ia rëndojë problemet, të ndihmohet nga shteti

Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi ia rëndojë problemet, të ndihmohet nga shteti