TIRANE- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e një debati të fortë në Kuvend me opozitën e drejtuar nga Berisha. Madje në grup është vendosur që akuzave të Berishës dhe të deputetëve të PD në sallën e Kuvendit do t’ju përgjigjen me të njejtën monedhë, por përmes shifrave e fakteve duke mos përdorur asnjë fyerje.
Kështu socialistët kanë vendosur axhendën e tyre politike në Kuvend për këtë javë, të pandikuar nga marshimi protestë i opozitës që është lajmëruar të zhvillohet diten e enjte, duke filluar nga selia e Kuvendit ku do startojë në orën 14.00, pavarësisht nëse është përfunduar seanca plenare apo jo.
Mbledhja e grupit të PS ka zgjatur rreth 30 minuta, ku është diskutuar për rendin e ditës në seancën e ardhshme, ku pritet të diskutohet projektligji për financimin e partive politike. Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, mësohet të ketë thënë në emër të grupit se do të ndiqet axhenda e seancës dhe është deklaruar pro ndryshimit, i cili parashikon financimin për vetëm ato parti që marrim mbi 10 mijë vota.
Ruçi gjithashtu është ndalur dhe në zhvillimin e pritshëm të së enjtes, protestën tashmë të paralajmëruar prej demokratëve. Ai është shprehur se Parlamenti do të vijojë normalisht punimet pasi axhenda politike e opozitës nuk mund të ndikojë në axhendën e Parlamentit apo institucioneve të tjera të pavaruara në vend. Kryeministri Rama e la selinë rozë nën shoqërinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe që ditët e fundit nëpërmjet komenteve të në Facebook apo media është shprehur për një radikalizimin të veprimeve të Qeverisë kundra monopoleve, apo siç ishte rasti i fundit, ku akuzoi kreun e PD Lulzim Basha për protesta të sforcuara dhe kërkoi hetimin e pasurive të tij dhe ish-ministrave të PD-së.
Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com