Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas homazheve në RTSH për kompozitorin Lalo, që ndërroi jetë dje u shpreh se ishte artist i madh dhe vepra e tij do të kujtohet.  Ruçi theksoi se Aleksandër Lalo gjithmonë ka qenë njeri i drejtpërdrejt dhe shumë kritik.

Ishte një kompozitor i madh, që vepra e tij do të rrojë gjatë. Zhdërvjelltësia dhe humori i tij do të na mungojnë. Ai gjithmonë ka qenë njeri i drejtpërdrejt dhe shumë kritik për ato gjëra që shikonte se nuk ecnin sikur duhet. Po ndahemi sot me të, për ta kujtuar përmes veprës së tij’ tha Ruçi.

dy.b/shqiptarja.com