LUSHNJE- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, gjithashtu ka reaguar për incidentin e ndodhur mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke komentuar ngjarjet që pasuan pas ndeshjes. Për Gramoz Ruçin ngjarja tregon se ka shumë shtete në Ballkan që nuk e duan Evropën dhe kjo u tregua në një ndeshje futbolli. Reagimi i kreut të grupit të PS ka ardhur nga qyteti i Lushnjës, ku ishte i pranishëm në festimet për 70-vjetorin e çlirimit të qytetit.
 
Qyteti i Lushnjës festën e çlirimit e ka pritur me krisma armësh dhe paradë duke improvizuar edhe një herë çlirimin e 70 viteve më parë. Veteranët dhe drejtuesit vendorë kanë nderuar të rënët.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)