Ruçi: Seancë e fortë, të angazhohemi

Ruçi: Seancë e fortë, të angazhohemi
TIRANË - Grupi parlamentar i PS, në mungesë të kreut socialist dhe kryeministër i vendit Edi Rama që ishte në konferencën rajonale për investimet të organizuar nga BERZH në Londër, është mbledhur nën drejtimin e kreut të saj Gramoz Ruçi.

Mbledhja ka qënë shumë e shkurtër dhe nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe ku është diskutuar në lidhje me seancën e ardhshme të ditës së enjte.

Në këtë seancë pritet të diskutohen e të miratohen disa marrëveshje shumë të rëndësishme, ndërkohë që priten dhe debate nga të dyja palët për çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformën administrativo-territoriale, aktet nëligjore të ligjit për Nëpunësin Civil, që janë kundërshtuar shumë nga ana e demokratëve në opozitë, aq sa Basha kreu i opozitës ka hedhur kërcënimin për ndryshimin e qëndrimit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Nuk përjashtohen as debatet e tjera për rendin dhe Ukrainën.

Ruçi kërkoi sërish angazhim nga deputetët, pasi pritet seancë e fortë.

Shkrimi u publikuar në sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com versioni print

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës