Ruçi:T’i kërkojmë SHBA e BE hetim
për CEZ, 21 Janarin e Gërdecin

Ruçi:T’i kërkojmë SHBA e BE hetim<br />për CEZ, 21 Janarin e Gërdecin
TIRANE- CEZ “Si mund të bëjmë ne ligj për ndërkombëtarët? Ti bëjmë një kërkesë partnerëve tanë amerikanë e nga Brukseli. Ne shqiptarët kemi disa probleme të cilat nuk jemi në gjendje ti zgjidhim vetë ose nuk kemi besim tek njëri tjetri, pa bërë fajtor asnjë e të radhisim  disa çështje. Çështjen e CEZ nga A- ZH, Gërdeci, 21 janari,  Afera për rrugën e Kombit”-tha Ruçi.

Ai shtoi se politika shqiptare nuk duhet të ketë mosbesim ndaj drejtësisë shqiptare. “Unë nuk kuptoj ç’është ky mosbesim i klasës politike shqiptare ndaj organeve kushtetuese të veta? Kush e ka bërë Kushtetutën e Shqipërisë veç nesh?!

Kush i ka bërë Kodet Penale veç nesh?! Unë e kuptoj që ka ndonjë prokuror të korruptuar apo gjyqtar. Këtë e dinë dhe ndërkombëtarët dhe shoqëria shqiptare. Kjo është arsyeja që kemi marrë dakortësi të plotë e të gjithanshme për reformën në drejtësi. Kjo është arsyeja që ekspertët ndërkombëtarë janë ulur.

Si nuk na vjen rëndë ne?! Kushdo mund ta shfajësojë veten por ne deputetët Jo”-tha kreu i grupit socialist. Ruçi ftoi deputetët të mos bëjnë presion ndaj drejtësisë. “Të gjithë ata që janë sot në krye të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese, të shkallës së parë, të dytë, të Prokurorive të të gjitha niveleve janë pjella jonë, produkt i jonë. Të paktën ne të ulim kokën, dhe ne të mos ushtrojmë presion mbi ta. Dhe ne nuk duhet të anatemojmë që këta burrat nuk bëkan ndërsa ne qenkemi më të mirët”,-tha kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Tetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer

Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer