Rubik- Pas përplasjes me autobusin, makina bie mbi bordurat anësore dhe ndahet përgjysmë, humb jetën shoferi! 8 të plagosur (VIDEO)
Një autobus me turistë që drejtohej nga K.M. është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i këtij të fundit, Led Caka. Pas përplasjes me autobusin makina është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe për pasojë është ndarë përgjysmë.
RUBIK- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Mësohet se një autobus me turistë që drejtohej nga K.M. është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i këtij të fundit, Led Caka 28 vjeç nga Rubiku. I riu udhëtonte nga Rubiku drejt Milotit, ndërsa autobusi me turistë në krahun e kundërt! Dyshohet se shkak i aksidentit te jetë bërë një parakalim i gabuar i viktimes. Pas përplasjes me autobusin makina është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe për pasojë është ndarë përgjysmë.
Për ekspertët është tregues se 28 vjecari po udhtonte me shpejtësi shumë të lartë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë demtime 8 persona që udhëtonin si pasagjerë në autobus. Ata janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Policia njofton se grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Alfaromeo duhet kontrolluar mirë sepse duhet të jet i falsifikuar, për ndryshe nuk do ndahej në dysh...!!!!!!
PërgjigjuSA I ZGJUAR QËNKE