Në ditën e tij të parë si Sekretar i Shtetit, ish-Senatori republikan Marco Rubio i tha punonjësve Departamentit të Shtetit se misioni i tyre është të angazhohen për paqen në mbarë botën.
“Pa paqe është e vështirë të jesh një vend i fortë, i begatë dhe në pozitën më të mirë”, tha ai.
Por shmangia e konfliktit do të jetë një vendim strategjik.
“Asnjëherë në dëm të sigurisë sonë kombëtare, të interesit tonë kombëtar dhe vlerave tona thelbësore si komb dhe si popull”, tha Sekretari Rubio.
Ai u takua të martën edhe me ministrat e jashtëm të Indisë, Australisë dhe Japonisë. Të katër vendet i përkasin grupit të sigurisë i njohur si ‘Quad’, një bllok që synon kundërshtimin e ambicieve ekonomike dhe ushtarake të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit.
Takimi i së martës lehtësoi disa shqetësime lidhur me politikën ‘Amerika e Para’ të Presidentit Donald Trump.
“Është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara nuk po braktisin aleatët dhe partnerët në rajon sa i përket mënyrës se si do ta kundërshtojnë rritjen e Kinës”, thotë analistja Yun Sun nga Qendra Stimson.
Pekini e cilëson grupin ‘Quad’ si një koncept të Luftës së Ftohtë.
“Sa herë që SHBA rreshtohet me aleatët ose partnerët e saj, kinezët ndihen të izoluar, të kërcënuar dhe akuzojnë Shtetet e Bashkuara për mendësi të Luftës së Ftoftë”, thotë zonja Sun.
Analistja vë në dukje se modernizimi i Kinës dhe zgjerimi i arsenalit të saj ushtarak dhe bërthamor do të shtyjë vendet në atë rajon të forcojnë ushtritë e tyre dhe të kërkojnë përafërim edhe më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara./ VOA
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)
22 Janar, 17:00
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA
22 Janar, 15:32
-
'Ka vetëm dy gjini', DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia 'X' në pasaportë
22 Janar, 15:30
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Stuhia në SHBA, dëbora zbardh edhe plazhet në Florida (VIDEO)
22 Janar, 13:45
-
Trump paralajmëroi marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë, presidenti Mulino: Nuk na është dhuruar nga SHBA, i përket popullit tim
22 Janar, 13:28
-
Fitore, më në fund në një sallë me Donald Trump (VIDEO)
22 Janar, 13:00
-
Peshkopja i kërkon mëshirë Trumpit për fëmijët homoseksualë! Presidenti: Ajo dhe kisha e saj duhet të kërkojnë falje
22 Janar, 12:51
-
EKSKLUZIVE / Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës! Planifikoi aksident për mua, donte të më zhdukte në 1995! Falë SHBA-së sot jam gjallë
22 Janar, 11:08