Rubrika Ciceron/ Aktivitetet kulturore që do të zhvillohen në Tiranë dhe rrethe

1. Epoka romantike, e njohur për thellësinë shpirtërore dhe ndjenjat e fuqishme, do të zbulohet në skenën e TKOB-së më 22 dhe 23 tetor në orën 18:30. Muzika e Frederic Chopin dhe Robert Schumann do të ringjallet përmes interpretimit të disa prej pianistëve më të talentuar nga Konservatori i Salerno-s “Giuseppe Martuçi” në koncertin “Gjenerata Romantike”.

2. “Festivali Ndërkombëtar i Video Artit – TIVA” shënon mbrëmjen e kësaj të marte, më 22 tetor ora 18:30 në galerinë NAAN në Tiranë, inaugurimin dhe ceremoninë e çmimeve. Video të përzgjedhura nga të gjithë kategoritë dhe fazat e konkurimit do të shfaqen për të pranishmit.

3. Me rastin e edicionit XXIV të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bottega Errante Edizioni, prezanton këtë të martë në orën 18:00 në bibliotekën e Institutit, librin “Balkan Football Club” me autor Gianni Galleri. Balkan Football Club lindi nga dhjetë vjet udhëtime mes Bullgarisë, Rumanisë, Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë në gjurmët e ngjarjeve dhe episodeve pak të njohura që kanë bërë historinë - jo vetëm futbollistike - të këtyre trojeve.  Gianni Galleri, toskan që punon në Romë, është një entuziast i madh udhëtimesh dhe beson se futbolli është një nga mënyrat më të mira për të njohur vërtet një vend.

4. Filma me metrazh të shkurtër nga “Shif e Bëj Filma” prezantohen mbasditen e kësaj të marte në orën 16:00-18:00 në Qendrën e Artit “Agimi”.

“24/7”, një histori që sfidon kufijtë midis përkushtimit dhe obsesionit dhe “Rromedi”, një tregim për dashurinë, zgjedhjet dhe rrugët e papritura të zemrës janë filmat që do të shfaqen për publikun, ndërsa hyrja është falas.

5. Java Kulturore Amerikane vijon në 23 tetor në orën 18:00 me “American Fashion & Innovation” në sheshin e Universitetit të Arteve në Tiranë. Të pranishmit do të mund të shohin një kombinim unik të modës, teknologjisë dhe kulturës, përmes modës së ricikluar nga Noor Bchara, video lojëra dhe projekte teknologjike nga të rinj të talentuar dhe produkte të punuara me dorë nga artizanë vendas, ndërsa nuk do të mungojë as muzika live.

6. Në Bienalen e Durrësit, në 23 tetor në orën 18:00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës mund të merrni pjesë në një takim me kuratorin Andi Tepelena, drejtues i Festivalit Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor ArtKontakt. Tema e bisedës do të jetë “Sfidat simbolike të artit dhe inteligjenca sociale”.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

8 Dhjetori/ Basha: Jo vetëm kujtesë, por edhe reflektim mbi idealet e tradhtuara nga ata që mbajtën peng Shqipërinë dhe ëndrrën Europiane!

8 Dhjetori/ Basha: Jo vetëm kujtesë, por edhe reflektim mbi idealet e tradhtuara nga ata që mbajtën peng Shqipërinë dhe ëndrrën Europiane!