Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Mbahet sot në orën 11.00 në Muzeun Historik, një takim in memoriam, mbi krijimtarinë e poetit Arben Duka, që do të kishte mbushur në këtë 5 dhjetor 65-vjeç.

Në kuadër të festivalit "Pianodrom" mbahet sot në orën 19.00 tek "Artet" një koncert me kompozitorë shqiptarë, ku luajnë luajnë studentët e katedrës së pianos!

Teatri Eksperimental, mban deri në 13 dhjetor Festivalin Teatror "Hapat" me shfaqjet e Fondit të Teatrit për të Rinj. Sot në orën 19.00  hyrja është e lirë në teatrin "Zonja e Bujtinës" për shfaqjen "MISTO" me autor Naun Shundin e regji të Françeska Hysit.

Qëndron e hapur deri në 7 dhjetor në galerinë "Fab" ekspozita "Dhe yjet rrinë e vështrojnë" e piktorit Gazmend Leka.

Punime të artistëve në novelën grafike, do të vijojnë të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar, deri në 12 dhjetor në kuadër të projektit projektit ndërkombëtar “CAN for Balkans”.

Do të vijojë të qëndrojë e hapur  në Qendrën Kulturore “Tulla” deri në 7 janar ekspozita “Visa interview”.

Vijon të qëndrojë e hapur në Muzeun e Fotografisë Marubi në Shkodër deri në 19 dhjetor, ekspozita personale të fotografit Michel Setboun "Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur".

Do të qëndrojë e hapur deri në 22 janar në Galerinë e Arteve në Shkodër Ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.

Do të shfaqet sot në orën 10.00 në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Elbasan dokumentari " Te dalesh mbi dhunen" me regji të Suela Bakos. Premiera do të shoqërohet me diskutim kundër dhunës së grave.

Këngëtarja Anna Du Plessis mban sot në orën 19.00 në Pallatin e Kulturës në Durrës një koncert muzikor.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësim i kushteve atmosferike, sot reshje shiu në gjithë vendin

Përkeqësim i kushteve atmosferike, sot reshje shiu në gjithë vendin