Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Takimi i "Zonjushë Plastikës" me personazhet më të dashur të fëmijëve vjen me mesazhe të forta për mjedisin në Teatrin e Kukullave. Shfaqja mbahet  këtë të shtunë e të dielë në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën "Tonin Harapi".

"Kronikë në këngë", mbahet sot në orën 10.30 në Muzeun Historik një takim promovues i trashëgimisë sonë historike, arkitekturore dhe folklorike, si formë për nxitjen e turizmit.

Projekti filmik "Tirana 48 orëshi" i ideuar nga artisti Robert Aliaj shënon edicionin e 13-të. Ndahen mbrëmjen e sotme në kinema Millenium çmimet për 14 produksionet e përzgjedhura.

Mbahen sot dhe nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar dy shfajet e fundit "Edmond" me regji të Andia Xhungas e Indrit Çobanit e një kast të përzgjedhur aktorësh.

Me lëvizje, pantonimi dhe elementë të klounit, vijon të mbahet sot në orën 19.00  në teatrin "Metropol", shfaqja pa zë  “Zhurma e kohës” e Rafael dhe Bujar Hoxhaj.

Festivali Teatror “Hapat” vijon sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental me shfaqjen e Fondit për të Rinj “Muji dhe Halili” me regji të Ina Morinës.

 “Të mirësjellshmit – Rrobaqepësi i Fjalëve”, është vepra e re për fëmijë që ngjitet sot në orën 11.00 në skenën e Teatrit Metropol, me regji të Elona Hysenit.

"Një dritë që thyen muret", mbahet sot në orën 10.00 në Parkun e Liqenit Artificial, një ekspozitë me personazhe realë, për të thyer paragjkymet ndaj njerëzve që vuajnë me probleme të shëndetit mendor.

Artistët e Cirkut do të mbajnë këtë të diel në orën 11.00 dhe 13.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës  një shfaqje me numra argëtues.

Rikthehet këtë të dielë në orën 10.30 në Teatrin Skampa në Elbasan, “Shfaqja me kukulla” me regji të Hysen Mollajonuzit.

Vijon sot në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë komedia "Pas zeros", me regji të  Ali Volkan Çetinkaya.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare vjetore brenda 31 korriku

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare vjetore brenda 31 korriku