Rubrika Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Në kuadër të “Ditëve të albanologjisë” ekspozohet sot në orën 11.30 xhubleta në mjediset e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Akademia e Shkencave shpall sot në orën 13.00 tri çmimet e mëdha;  “Eqrem Çabej” , “Petrit Radovicka”  dhe “Aleks Buda” .

Në orën 12:00 mbahet në Institutin e Antropologjisë dhe Studimit të Artit, konferenca Shkencore  “Atlasi Etnografik Shqiptar: Kultura, Natyra, Arti”. Prezantohet sot në orën 16.00 në Qendrën e Librit dhe Leximit, monografia e studiuesit Eljon Doçe, “Kangë në vete - Migjeni: poetika e prozës së shkurtër”.

Në kuadër të Javëve Kombëtare të Kulturës, shfaqen sot në orën 19.00 në Arkivin e Filmit dy filmat me metrazh të shkurtër të Valmir Tërtinit, “Tradhti me letra” dhe “Vulë”.

Do të vijojnë të mbahen deri në 25 nëntor në Qendrën për Hapje dhe Dialog “Ditët e drejtshkrimit”, me një sërë aktiviteesh të organizuara me Akademinë e Shkencave  në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Ekspozita "Dhe yjet rrinë vështrojnë" e Gazmend Lekës pret vizitorët në galerinë "Fab"deri në 7 dhjetor.

Ekspozita "Thumbi në shënjestër" me 30 punime të artistit Endri Beqo do të qëndrojë e hapur në galerinë "Tirana Ekspress" deri në 23 nëntor.

Shënohet sot nga ora 9.00 dita e dytë  e “Librit Arbëresh”  që nis me temën “Migrimi i shqiptarëve në Itali mes mitit dhe historisë”. Aktivitetet vijojnë deri nesër, në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale