Kreu i Asamblesë dhe i grupit të PS Ruçi tha se zgjedhjet PS do t'i fitojë dhe pa LSI, ndërkohë që tha se FRD e AK janë të djathta por duan rotacion. Ai këmbënguli se do fitojnë mbi 71 deputetë, ndërsa tha se Malaj duhet të respektojë grupin për Fierin. Deklaratat u bënë dje në një intervistë për emisionin "Debat" në Vizion Plus
Sot mediat raportuan se qeveria i ka dhënë paratë Lirak Bejkos dhe ish-të burgosurve të tjerë grevistë...
Ç'rëndësi ka kjo, ai rahmetliu iku. Dy vajzat e tij janë jetime tashmë. Dhe fundja ata kërkuan "na begenisni si njerëz" në radhë të parë. Ata ishin të dënuar se ishin kundra regjimit komunist, por dhe sot ata u dënuan se ishin bashkëpunëtorë të Edi Ramës. Rama u paska çuar dhe shishen me benzinë, dhe çakmakun për të ndezur veten e tyre. Duke ardhur sërish tek çështja e Fierit, Berishës nuk i intereson asgjë. E ka krijuar vetë me dorën e tij, sepse është përsëri për qëllime elektorale qarku i Fierit.
Pikërisht, a ka lidhje me zgjedhjet e 2013-ës Qarku i Fierit?
Absolutisht. Nuk ia toleron dot Sali Berisha humbjen e qarkut të Fierit...
Kush është lidhja këtu?
Është pikërisht rezultati dhe diferenca që janë tre mandate në 2009-ën të opozitës ndaj mazhorancës. Dhe ai e di mirë që duke e goditur Qarkun e Fierit, për ta nënshtruar atë, të ulë dhe të minimizojë rezultatin e mazhorancës socialiste në Qarkun e Fierit. Dhe gjithçka ka të bëjë me fushatën elektorale, dhe kjo që po ndodh është fryma e kësaj fushate elektorale. Dhe kjo është e patolerueshme. Dhe ne jemi të vendosur për këtë çështje.
Malaj ka deklaruar se nëse i largohemi Brukselit prej Qarkut të Fierit atëherë kjo do jetë kosto për PS-në...?
Unë e respektoj. Këtë mendim e ka shprehur edhe në mbledhjen e parafundit të grupit PS-së, dhe unë ia kam dhënë përgjigjen. Sigurisht nuk më erdhi aspak mirë që pas këtij sqarimi dhe kësaj vendimmarrjeje, dhe pas atij debati politik që unë zhvillova me kryeministrin dhe me ofertën e tij politike, Ben Malaj shprehu të njëjtin qëndrim që pohuat dhe ju kundrejt të asaj që porsa thatë. Do ishte mirë që Malaj të ishte në mbështetje të këtij vendimi të grupit sepse në fund të fundit këto janë rregullat në demokraci.
Përveç kësaj ka patur edhe një debat nga z. Malaj, që ka patur të bëjë me bllokimin e valëve të celularit në Asamblenë e PS-së...?
Në forumet politike që ekzistojnë në të gjithë botën demokratike, ka probleme të brendshme të tyre, në të cilat vihet, ka një rregull, ka një etikë, që kur futen në mbledhje dorëzon celularët tek dera. Kështu që vetëm tek ne mungon kjo mungesë etike. Por këtë çështje e mori dhe e përdori Berisha si alibi. Por ai përpara se të merret me PS të na thotë se si i drejton ai mbledhjet e qeverisë dhe të grupit të tij parlamentar. Ndaj kjo s'ka të bëjë se atij i interesojnë shumë celularët e PS, por e ka merak tek përgjimet. Sepse nuk mori vesh dot gjë se çfarë u vendos e që u disktua në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Po në rast se BE në dhjetor rrëzon statusin, keni kosto...?
Absolutisht s'kemi asnjë kosto ne. Këtë kërkon Sali Berisha me gjithë këtë demagogji që bën. Nëse unë i thashë "kokrra e mashtruesit", pikërisht ai këtë do të bëjë.
Ku jeni ju sot me krijimin e një fryme fituese?
Është ekipi që bën të mundur këtë çështje. Dhe PS nuk vuan nga kjo çështje. S'është PD me të famshmin KOP-i, që rezultoi vetëm demagogji elektorale. Dhe lista jonë do të jetë e gjërë, nuk do jetë me 70 veta, por me 140 veta. Me aleatët tanë do bëjmë të mundur të kemi një mazhorancë të fuqishme e stabël për të qeverisur vendin për 4 vitet e ardhshme.
Si do jetë kjo aleancë e ardhshme?
Ne po punojmë në dy pistat. Pista e parë është që ne jemi forca opozitare kryesore, dhe alternativa jonë është që ne duam të marrim përgjegjësinë e të qeverisurit të vendit. Që elektorati të na japë mandatin për të qeverisur Shqipërinë. Ne jemi të gatshëm, dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe këtu, jemi të hapur se kush është i gatshëm për domosdoshmërinë e rrotacionit politik në Shqipëri, portat e koalicionit me PS janë të hapura. Në kemi ngritur një tjetër departament më vete që po merret me krijimin e aleancave. Vetë lideri Rama merret vetë edhe me këtë çështje, dhe do jetë një koalicion elektoral, dhe qeverisës me një numër të konsiderueshëm partish politike, që do bëhen nëpërmjet miratimit të marrëveshjeve politike që do bëhet publike në kohën e duhur.
Do të hyni në koalicion edhe me parti të djathta?
Unë kur thashë që portat e PS janë të hapura për çdo parti që ka këto dy objektiva: e para programin, e dyta që është e gatshme që të bëhet rotacioni politik.
E keni fjalën për partinë e z. Bamir Topi dhe Aleancës Kuqezi?
Po. Dhe ne e respektojmë atë. Këto dy parti kanë dalë nga e djathta...
Topi ka deklaruar që s'do bëjë koalicion me PS..?
Në radhë të parë në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Unë edhe mbrëmë e kam dëgjuar publikisht Edi Ramën, që kur pyet për këto dy parti, ka thënë që janë parti të dala nga e djathta. Unë respektoj programin e tyre, alternativën e tyre, i respektoj dhe për atë që të dy janë shprehur absolutisht për domosdoshmërinë e rrotacionit, i inkurajoj në këtë drejtim, dhe i uroj suksese.
Si do i përgjigjeshit atyre që mendojnë se PS nuk vjen dot në pushtet në qoftë se nuk është në aleancë me LSI-në?
Përgjigja është e qartë, dhe nuk është teorike, është praktike. Sepse po ti referohemi zgjedhjeve të 2009-ës, PS fitoi. S'e kishte në koalicion LSI-në, ajo ishte më vete. Në 2007-ën ne ishim në koalicion me LSI-në në zgjedhjet për pushtetin vendor. Dhe në 2011-ën nuk ishim në koalicion me të. Po marrim zgjedhjet në Durrës. Kur ishim në koalicion me LSI-në, zoti Dako fitoi me 300 vota. Pasi ndenji 4 vjet në pushtet, pa koalicion me LSI-në, biles LSI-ja kundër tij, rezultati elektoral ishte jo vetëm fitues, jo vetëm me 300 vota, por shumë herë më tepër. Po ashtu në Elbasan, në Korccë, Pogradec, në Lushnjë, në Fier, në Vlorë. Kështu që nuk është e vërtetë kjo, që e pa këtë ne nuk vijmë në pushtet. Çështjen e LSI ne e kemi biseduar dhe një herë tjetër: ata janë në pushtet, ne jemi në opozitë. Ata do luftojnë që të mbajnë pushtetin, ne kemi tjetër alternativë: domosdoshmërinë e rrotacionit të pushtetit ku bën pjesë edhe LSI-ja. Qëndron LSI në pushtet deri në ditën e zgjedhjeve apo jo, është qëndrimi i tyre.
Pra me LSI-në, apo pa LSI-në, pa AK-në dhe pa FRD-në...?
Me to apo to, ne nuk jemi nisur fare me këtë punë. Ne kemi një objektiv elektoral, kemi një ofertë, ne kemi një ekip, ne kemi një alternativë. Nga të gjitha testet që janë bërë, por dhe në testin e bërë para një viti, shqiptarët na kanë besuar. Ne duhet ta justifikojmë.
/Shqiptarja.com