Ruçi i përgjigjet Metës: Kuvendi funksional! Reporterja për Shqipërinë në PE: Parlamenti, zemra e demokracisë

 Ruçi i përgjigjet Metës: Kuvendi funksional! Reporterja për Shqipërinë në PE: Parlamenti, zemra e demokracisë

Parlamenti është zemra e një sistemi demokratik, u shpreh reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos gjatë takimit në Tiranë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kryeparlamentari, tha se Kuvendi është plotësisht funksional, duke iu përgjigjur kështu edhe presidentit Ilir Meta që e quan atë ilegjitim, dhe ka lënë të kuptuar se mund të ketë qëllim firomosjen e një dekreti për shpërndarjen e tij.

“Jam e lumtur që po punojmë bashkë dhe po kontribuoj për ecurinë e shpejtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë. Presim zhvillime pozitive në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë i kushtoj një vëmendje maksimale bashkëpunimit me Kuvendin sepse parlamenti është zemra e një sistemi demokratik. Do të jem bashkë me ju në kapërcimin e çdo sfide që kemi përpara në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.”,  tha Isabel Santos.

"Kuvendi është plotësisht funksional, me kuorum kushtetues dhe shumicat  e nevojshme për të miratuar çdo ligj që kërkon shumica të cilësuara", shtoi Ruçi.

Duke folur për rrugën drejt integrimit në BE, Ruçi,  veçoi  rëndësinë që Parlamenti Europian dhe Presidenti Sassoli i kushtojnë integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si edhe e uroi asaj suksese në detyrën e saj si reportere për Shqipërinë.

“Për ne të gjithë është shumë impresionuese që në sajë edhe të vizionit të Presidentit Sassoli dhe kontributit tuaj, Parlamenti Europian vazhdon të qëndrojë në pozicionin që  negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të çelen menjëherë, gjatë presidencës kroate. Natyrisht, çeljen e negociatave ne nuk e kuptojmë si një dhuratë, por si përmbushje e objektivave të vështirë, të cilët jo thjesht na janë dhënë si detyra shtëpie, por i kërkon procesi i integrimit europian. Ne nuk jemi dekurajuar, por po punojmë më të gjitha energjitë tona që të plotësojmë të gjitha standardet dhe kriteret e kërkuara. Kuvendi po punon për zbatimin e 6 objektivave dhe 44 masave të Planit të Veprimit për Integrimin, hartuar pas rekomandimeve të Këshillit dhe Komisionit Europian në vitin 2019.”, nënvizoi Ruçi.

Sipas kryeparlamentarit Ruçi dy prioritet e punës së Kuvendit, janë reforma  në drejtësi dhe zgjedhore.

"Përsa i përket reformës zgjedhore, kjo reformë më në fund po realizohet si një proces konsensual dhe gjithëpërfshirës tripalësh: shumica parlamentare dhe qeveria, opozita parlamentare dhe opozita jo-parlamentare. Konstituimi i Këshillit Politik është një instrument funksional dhe produktiv, për të mundësuar kurorëzimin e reformës në 15 mars. Kjo me synimin për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë zgjedhor; ashpërsimin e dënimeve për shitblerjen e votës; eliminimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe transparencën e listave të zgjedhësve".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip