Ruçi: Kuvendi voton në 14 shkurt Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Ruçi: Kuvendi voton në 14 shkurt Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Gjatë takimit të Ruçit me të Ngarkuarin me Punë të Maqedonisë së Veriut në Tiranë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar gjatë një takimi me të Ngarkuarin me Punë të Maqedonisë në Tiranë, Dancho Markovski, se Kuvendi i Shqipërisë do miratojë në 14 shkurt Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit, Ruçi ka vlerësuar arritjen historike të Maqedonisë së Veriut, duke e konsideruar këtë një lajm të mirë për të gjithë rajonin.

Ruçi ka theksuar se gjatë vizitës së tij në Shkup në dhjetor 2018, në takimet me autoritetet më të larta, kishte marrë angazhimin që Shqipëria do të ishte ndër vendet e para që do ratifikonte këtë Protokoll dhe se tashmë qeveria shqiptare e kishte miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar. “Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt 2019”, u shpreh Ruçi në takim. 

Maqedonia në NATO është mirëpritur nga të gjitha institucionet shqiptare, si suksesi i një vendi fqinj, me të cilin gjendemi gjeografikisht në të njëjtin rajon, por me të cilin ndajmë vizionet e së ardhmes së përbashkët euro-atlantike”, u shpreh Ruçi. Nga ana tjetër, Markovski duke e cilësuar së këto zhvillime i dhanë fund një periudhe pritjeje prej 20 vitesh, ërcolli synimin e autoriteteve maqedonase që të arrijnë ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO brenda një periudhe prej 12-mujore. 

Gjithashtu, Ruçi theksoi se, pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimn e Maqedonisë së Veriut në NATO. Shqipëria pritet të bëhet shteti i dytë që miraton Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pasi javën e kaluar ishte Greqia shteti i parë që votoi mes debate në parlament, pas arritjes së marrëveshjes së Prespës mes dy vendeve. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen