Konferenca e Kryetarëve, opozita Spaho e Vasili: Qeveria drejtohet nga krimi. Manja: Ligji për Teatrin të shtyhet më datë 20

TIRANË- Nisi në orën 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja e thirrur nga kryetari Gramoz Ruçi, përfundoi pa konsensus. Burime për Report Tv nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve bënë me dije se opozita denoncoi në mbledhje, kriminalitetin dhe vrasjet e fundit në vend. Kryetari parlamentar i grupit të PD-së, Edmond Spaho ka thënë se deputeti socialist.Taulant Balla s’duhet të ishte prezent në këtë konferencë.

Qeveria drejtohet nga krimi e droga. Deputetët janë të lidhur me krimin. Reforma në drejtësi ka dështuar, vendi është pa gjykata. Balla është i lidhur me krimin, e me të dënuar për drogë. S’duhet të ishte pjesë e konferencës së Kryetarëve bazuar edhe në ligjin e dekriminalizmit. Miratoni dekretin e Presidentin dhe rrëzoni ligjin e Ramës për Teatrin.

Edmond Spaho, kryetar i grupit të PD-së

Ndërsa deputeti socialist, Eduart Shalsi ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të ligjit për Teatrin, përtej datës 13 shtator që ishte e parashikuar.  

Të shtyhet data për teatrin. Të shqyrtohet më 20 shtator.

Eduart Shalsi, deputet i PS-së

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Spaho, Manja, e Vasili kanë folur për mediat.

Edmond Spaho: Sot në vëmendjen e konferences së kryetarëve ishte jo vetëm ngjarje por edhe Lala dhe sulmi kriminal në shtëpinë e saj. Rama ka ushtruar luftë ndaj përfaqësuesve të medias, që s’kanë qenë dakord me qeverinë e tij

Mazhoranca ta sjellë ligjin për teatrin në Kuvend. Në mazhorancë është vërtetuar nga publikimet në media se komunikonte me miqtë e Shullazit. Qëndrimi i Ramës është permanent. Së dyti, ngrita çështjen e reformës në Drejtësi, e cila ka dështuar. Jemi pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë Apeli. PD, jo sot, por që në 2016, kur u miratuan ndryshimet në Kushtetutë, kemi paraqitur zgjidhjen tonë, që ligjet të kalonin me konsedus.

Petrit Vasili: Luftë frontale mazhorancës me të gjiitha mjetet. Shtet antiligjor është instaluar në Shipëri. Rivendosja e shtetit ligjor është domosdoshmëri. Vettingu-n po e konteston ONM, pra është goditur zemra dhe themeli i asaj fjale që u bë lajkmotivi i shqiptarëve. T’u japim shqiptarëve shtetin e së drejtës që meritojnë. Shqiptari rraset në burg për banalitete. Shqiptarët janë kundër këtij shteti.

Ulsi Manja: Dekreti i Metës për Teatrin, meqënëse është depozituar kur Kuvendi ishte i shpërndarë, u kërkua që ky dekret të mos jetë në seancën e datës 13, por në datën 20. Dekreti do të kalojë në të gjitha filtrat e nevojshme. Nga opozita u ngritën shqetësimet e zakonshme, por puna jonë është e fokusuar tek qytetarët. Ne do fokusohemi në një proces ligjbërjeje, siguri publike dhe reduktimin e varfërisë. S’di çfarë kanë thënë kryetarët e grupeve parlamentare. Mua mu duk sikur kishin ndenjur deri vonë në dasëm, dhe vazhduan me ritualin e tyre. Zbatimi i reformës në Drejtësi është fokus i kësaj qeverie.

Manja nuk preferoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetares së Report Tv, Esiona Konomi, nëse është i shqetësuar nga krimi në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë