Ruçi: Me Metën marrëdhënie institucionale...E mirëpres (për vizitë) në Kuvend se më detyron Kushtetuta (VIDEO)

TIRANË - Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se e mirëpret presidentin Ilir Meta në parlament, duke theksuar se ky është obligim nga Kushtetuta nëse kreu i shtetit dëshiron të shpërndajë mesazhet e tij në Kuvend. Kryeparlamentari Ruçi tha se marrëdhëniet me presidentin Ilir Meta janë vetëm institucionale, të përcaktuara nga Kushtetuta.

“Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend. Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin sa herë dëshiron të vizitojë parlamentin ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do i drejtonte parlamentit", tha Ruçi.

Presidenti Ilir Meta në 2 mars firmosi në shesh para qytetarëve të thirrur në tubim dekretin për kthimin e ligjit që i hoqi kompetencat presidentit për betimin e gjyqtarëve kushtetues. Nga aty Meta paralajmëroi se në vazhdim, pa 15 marsit kur pritet të miratohet me konsensus reforma zgjedhore, do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit. Ai kërcënoi se nëse mazhoranca nuk do ta marrë parasysh këtë dekret, do ta firmosë me githë popullin në mes të parlamentit.

I pyetur nëse si socialist i vjetër ka folut me presidentin Ilir Meta për këtë situatë, Ruçi u përgjigj:

"Takimet e mia me presidentin janë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor.  Pyetja juaj është si socialist i vjetër e kam takuar apo jo, sic e dini presidenti është i depolitizuar nga Kushtetuta por dhe unë që nuk jam i detyruar nga Kushtetuta këto dy vite kam qenë totalisht i depolitizuar. Besoj se nuk e kam përdorur asnjë sekond mikrofonin e kryetarit të Parlamentit për problem partiake. Parë në këtë këndvështrim nëse Presidenti ka nevojë për qëndrime te maxhorancës kjo ka struktura partie mund t'i thërrasë, ose ato nëse kanë problem me presidentin mund të kërkojnë takim me të."

Këto deklarata, kryetari i Kuvndit i bëri gjatë konferencës për mediat me presidentin e Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka. Ky i fundit bërri thirrje për uljen në tryezë për gjetjen e një dialogu.

“Askush nuk ka të mirë nëse konfliktet bëhen publike. Është traditë e mirë që kur ke këndvështrime të ndryshme të ulesh në tryezë dhe ti zgjidhësh ato për përmirësimin e standardeve të jetesës së atyre që të kanë zgjedhur" u shpreh Sobotka. 

Në fund të takimit u nënshkrua edhe Marrëveshja midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Austrisë për krijimin në Kuvendin e Shqipërisë të “Punishtes  së Demokracisë”.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime