Ruçi në Berlin: Çelja e negociatave, beteja jonë kryesore. Ministri gjerman: Ju mbështesim

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u takuan edhe me Ministrin e Shtetit për Çështje të BE, Michael Roth. Gjatë këtij takimi, Ruçi e vuri theksin te mbështetja e qeverisë gjermane dhe kancelares Merkel në procesin e vendimmarrjes së Vendimit të Këshillit Europian për rekomandimin për çeljen e negociatave në qershor 2019. Ruçi i shprehu Ministrit Roth mirënjohjen për angazhimin e tij personal, si një zë i fuqishëm në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Çelja e negociatave të anëtarësimit është beteja kryesore e Kuvendit, Qeverisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët janë unanimisht në mbështetje të këtij proçesi”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, duke shprehur bindjen se Gjermania do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj, duke njohur e vlerësuar përparimin e Shqipërisë në arritjen e objektivave për çeljen e negociatave. Nëpërmjet ministrit Roth, kryetari i Kuvendit falenderoi Qeverinë gjermane për vlerësimin se Shqipëria është një garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe se luan një rol thellësisht pozitiv në kontekstin rajonal. Ruçi i shprehu ministrit Roth vullnetin dhe përkushtimin maksimal të Kuvendit, Qeverisë dhe institucioneve shqiptare për të punuar dhe merituar plotësisht hapjen e negociatave në qershor 2019.

Nga ana e tij, ministri Roth vlerësoi arritjet e reformës në drejtësi, si një reformë e sukseshme dhe vlerësoi partneritetin e ngushtë midis të dy vendeve në funksion të procesit të integrimit europian te Shqipërisë. “Qëndrimi i Politikës së Jashtme Gjermane, vazhdon të mbetet mbështetës për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE", tha Roth, duke vënë theksin te realizimi i reformave. Ministri Roth shprehu gjithashtu keqardhjen për mos anëtarësimin e Kosovëd në INTERPOL.

Kryetari Ruçi e informoi ministrin Roth mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe të procesit të Vetting-ut. “Parlamenti ka miratuar 20 ligje, pjesë të paketës prej 27 projektligjesh të reformës në drejtësi, si edhe ka në shqyrtim pjesën tjetër të këtyre projektligjeve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka konstatuar se ky procesi i Vetting-ut është kryer në mënyrë tërësore e profesionale. Me formimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit është hapur rruga për plotësimin dhe krijimin brenda muajve të ardhshëm të institucioneve të qeverisjes së sistemit tëdrejtësisë”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit e informoi bashkëbiseduesin edhe mbi përkushtimin e Kuvendit dhe të Qeverisë si edhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, ecurinë e reformës zgjedhore dhe përpjekjet e maxhorancës për të ndërtuar një proces bashkëpunues e produktiv me opozitën për kurorëzimin e reformës, si edhe përpjekjet dhe rezultatet në dekurajimin e kërkesave të pabazuara të qytetarëve shqiptarë për azil.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë