Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, ndërsa vijon me takimet elektorale, u ndal sot në fshatin Grecall, nga ku inkurajoi të rinjtë dhe gratë që të angazhohen më shumë në politikë.
Ruçi vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të grave në takim, ndërsa tha se angazhimi më shumë i tyre do ta bënte më të mirë dhe më serioze politikën.
“Këtu ka pjesëmarrje të zonjave të nderuara , kjo tregon shumë për kulturën tuaj si fshat për të vlerësuar pjesën më të mirë tonën, dhe pjesa më e mira e jona, janë nënat tona ,motrat, gratë e vajzat tona. Do ju bëj apel edhe shoqeve tuaja të përfshihen dhe të merren me politikë, se sa me shume të merreni me politikë juve, aq me e mire do të jeta politika, aq më serioze do të jetë dhe aq më efektive do të jetë. Së dyti moshat e reja. Bëni shumë mirë që bëheni pjesë e politikës, kështu ju bej apel të flisni me të gjithë bashkëmoshatarët tuaj, të bëhen pjesëmarrës në këtë betejë elektorale, të bëhen pjesëmarrës në votimet e datës 25”, tha Ruçi.
Po ashtu, Ruçi nuk la pa përmendur edhe mënyrën se si PD po bën fushatë, duke mos respektuar rregullat anti-COVID.
“Jemi në kohë pandemie dhe kjo është arsyeja që i bëjmë takimet në ambiente teë hapura sipas protokolleve të eksprtëve. Në qoftë se qytetarët do të bëjnë punën e tyre dhe qeveritarët do të bëjnë punën e tyre për vaksinimin, do ta fitojmë këtë betejë.
Po kundërshtarët tanë? Ne zbatojmë, protokollin e pandemisë, mbajmë distancë, takimet tona nuk janë takime infektuese, kundërshtari , mbledh 100 apo 200 makina duke ndotur akustiken dhe kjo është fushata, veç kësaj realizohet infektimi. Kështu janë ndarë gjërat, ne të vaksinojmë, ata të infektojnë. Kjo është fushata që duhet mbështetur, kjo duhet votuar ?
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
25.3%
-
Pak
62.8%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Te Vllaznia dështoi në testet mjekësore, Victor Da Silva prezantohet te Bylisi
5 Shkurt, 13:08
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Sondazhi për Tiranën nga Eduard Zaloshnja: PS merr 19 mandate, PD 13, Partitë e reja 5
4 Shkurt, 17:55
-
Me çizme nëpër llucë! Rreth 1 mijë banorë në Cakran të Fierit vuajnë për 2 kilometra rrugë: Kjo është fytyra e shtetit
4 Shkurt, 17:01
-
Ervin Salianji në burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Lartë cakton 11 marsin për shqyrtimin e rekursit
4 Shkurt, 14:38
-
Vazhdon ‘hemorragjia’ tek Partia e Lirisë, Ilir Metës i largohet tjetër zyrtar i lartë drejt PS-së
4 Shkurt, 13:32
-
Fier/ Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur dhe e kërcënonte se do e vriste, dënohet me 5 vite burg autori
4 Shkurt, 12:17
-
Historia e trishtë e vdekjes së dy vëllezërve në Mallakastër/ Humbën jetën njëri pas tjetrit në të njëjtën ditë, u gjetën pas 5 ditësh
4 Shkurt, 11:01
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
'5 Pyetjet'/ Shehi: Koalicion me Bashën e Alibeajn, s'kemi kandidat për kryeministër! Hoxha: Të largohen mamuthët e tranzicionit! Toska: Basha do e vjedhë mandatin!
3 Shkurt, 22:09
-
Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet (VIDEO)
3 Shkurt, 19:44