Ruçi pret Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou: Shqipëria dhe Greqia, partnerë strategjikë

Ruçi pret Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou: Shqipëria dhe Greqia, partnerë strategjikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Greqisë,  Sophia Philippidou, me rastin e fillimit të misionit të saj në Shqipëri.  Gjatë takimit u vu në dukje se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqis duhet të vazhdojnë të jenë e mirë. Ambasadorja  Sophia Philippidou falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë së Greqisë për të punuar për zgjerimin dhe fuqizimin e këtij bashkëpunimi.

Unë jam e angazhuar për nxitjen e kontakteve midis të dy vendeve dhe avancimin hap pas hapi të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe në aspekte të tjera.”, theksoi Ambasadorja  Philippidou.

Ndërkohë  Ruci i shprehu Ambasadores Philippidou gadishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për të bashkëpunuar me Ambasadën në Tiranë për zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve. 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shprehu mirënjohjen për mbeshtetjen e Greqisë për hapjen e negociatave dhe besimin se kjo mbështetje do të vazhdojë. Kryetari Ruçi shprehu besimin se ky bashkëpunimi midis  Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Greqisë do të thellohet, për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dhe besimit mes popujve tanë. 

 “Emigrantët shqiptarë në Greqi janë një urë miqësie  midis të dy vendeve. Puna e tyre tyre kontribon jo vetëm për ekonominë greke, por të ardhurat e tyre janë edhe një burim për zhvillimin e Shqipërisë. Minoriteti grek në Shqipëri është në shtëpinë e tij dhe Kuvendi, qeveria dhe institucionet shqiptare kujdesen dhe garantojnë që ky komunitet të gëzojë të gjitha të drejtat si shtetas shqiptarë.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit