Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruç ka hedhur poshtë zërat se mes koalicionit PS- LSI ka një krisje.
Nga Fieri, Ruçi u shpreh se të gjithë ata që kanë parashikuar se koalicioni nuk do të vazhdojë do të zhgënjehen.
"
Lidhur me parashikimet se koalicioni do të shpërbëhet, ju them se të gjithë ata që parashikuan diçka të tillë do të zhgënjehen", tha Ruçi.
Në fjalën e tij, Ruçi u shpreh se pavarësisht se partitë opozitare duan ta lënë vendin pa zgjedhje dhe pa një President të ri kjo nuk do të ndodh sepse nuk e lejon Kushtetuta. Ai u shpreh se nuk do të përsëritet '97.
"Ka qarqe dhe forca politike që duan ta lënë vendin pa President dhe pa zgjedhje, me pak fjalë të përsërisin një 97 tjetër por kjo nuk ka për të ndodhur sepse nuk e lejon Kushtetuta", tha Ruçi.
Gjithashtu ai deklaroi se kjo qeveri aktuale mund të rrëzohet vetëm me një mocion mosbesimi, e ndërsa për sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Ruçi u shpreh se Shqipëria do të ketë një president të ri më 24 korrik, datë e cila shënon fundin e mandatit të Nishanit.
Kreu i grupit të PS ritheksoi se PS është e hapur për dialog dhe të negociojë me PD për emrin e presidentit të ri.
"Presidenti do të zgjodhet më 24 korrik kur mbaron mandati i presidentit aktual. Ne jemi të hapur që edhe ata që janë në çadër të vijnë dhe të negociojnë", u shpreh kreu i grupit të PS.
Fjala e Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Gramoz RuçiAtë që do garantoja në emër të forcës politike që unë përfaqësoj në datën 24 korrik që presidenti aktual plotëson mandatin sigurisht që do të ketë të parin e vendit Presidentin e Shqipërisë. E dyta do ketë zgjedhje apo jo? Absolutisht po, qeveria aktuale ikën vetëm me mocion mosbesimi, kush nuk e do të bëjë mocion mosbesimi në parlament të sigurojë votat dhe ikën qeveria. Ne e kemi deklaruar dhe e rideklarojmë, koalicioni jonë me forcën që kemi qeverisur është një koalicion jo taktik, është një koalicion strategjik dhe kjo do të vazhdojë të funksionojë. Redaksia Online
(B.K, B.B/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3984
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21