Ruçi takim me ambasadorin e OSBE dhe Zvicrës: Projekti PACEP mundësoi mbledhjet online gjatë pandemisë, solli transparencë për mediat dhe qytetarët

Projekti “Mbështetje Kuvendit dhe Projektit për Edukimin Qytetar”, PACEP, me financim nga Zvicra dhe zbatim të tij nga OSBE në Tiranë do të sjellë fuqizimin e Kuvendit, funksioneve të tij legjislative dhe ngritjen e një sistemi  e-legislation që do të mundësojë digjitalizimin e të gjithë procesit ligjvënës, duke qenë transparent dhe i aksesueshëm nga publiku dhe gjithë aktorët e interesuar.

Kjo u bë e ditur gjatë takimmit të Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi ditën e sotme (2 qershor) me Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, dhe Ambasadorin e Zvicrës,  Adrian Maitre. Gjatë takimit u vlerësuan masat e marra nga qeveria gjatë pandemisë si dhe normalizimin e jetës ekonomike e sociale të vendit. Reforma Zgjedhore ishte gjithashtu pjesë e diskutimit, por pa dhënë detaje  të tjera nga Kuvendi.

Ruçi tha se falë projektit PACEP u bë e mundur dhe zhvillimi i mbledhjeve online gjatë pandemisë duke sjellë dhe transparencë maksimale dhe akses të plotë të mediave dhe qytetarëve.

“Fillimi i zbatimit të projektit erdhi në një kohë që para Kuvendit të Shqipërisë u shtrua imperativi i funksionimit online dhe kontributi i projektit PACEP ishte një mbështetje e madhe për zhvillimin online të mbledhjeve të komisioneve dhe veprimtarive të tjera parlamentare. Në këtë mënyrë Kuvendi i përmbushi me sukses funksionet tij ligjvënëse dhe kontrolluese edhe gjatë pandemisë. Ishte edhe kontribut i këtij projekti që Kuvendi siguroi transparencë maksimale dhe akses të plotë të medias dhe qytetarëve në veprimtarinë parlamentare gjatë pandemsië”, nënvizoi Kryuetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Ambasadori i OSBE-së, z.  Bernd Borchardt, nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë është ndër parlamentet e parë europianë që funksionoi online dhe krijoi një eksperiencë unike, të dobishme edhe për parlamentet e tjera, sidomos për sigurimin e informimit në kohë reale për veprimtaritë parlamentare,  transparencën e mbledhjes së komisioneve dhe veprimtarive të tjera si edhe informimin e publikut dhe qytetarëve."

Ambasadori i Zvicrës, z. Adrian Maitre, vuri në dukje se “Kuvendi i Shqipërisë funksionoi me intensitet dhe produktivitet të lartë edhe gjatë pandemisë së Covid-19, duke përmbushur detyrat ndaj vendit dhe qytetarëve. Gjatë këtyre muajve Kuvendi i Shqipërisë krijoi një eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila mund t’u shërbeje edhe parlamenteve të vendeve të tjera të Europës dhe botës. Dhe Ju, si Kryetar, meritoni përgëzimet më të larta për kontributin dhe lidershipin Tuaj të urtë.”

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale