TIRANE- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, Jean Todt. Ruçi e informoi Todt mbi prioritetin që i jep Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë sigurisë rrugore, si një aspekt i rëndësishëm i sigurisë kombëtare dhe zhvillimit ekonomik, njerëzor dhe të mbrojtjes së jetës së qytetarëve.
“Qeveria dhe agjencitë e saj po punojnë poër garantimin e lëvizjen e sigurtë, efiçencëssë transportit, përgatitjen e legjislacionit dhe ofrimin e zgjidhjeve të integruara për sistemet e transportit rrugor, duke garantuar përputhshmërinë e tyre me planet e zhvillimit ekonomik të vëndit dhe me standartet më të larta ndërkombëtare, sipas parimit “Transport të thjeshtë dhe të sigurtë për të gjithë.Kuvendi ka qenë gjithmonë aktiv në propozimin dhe miratimin e përmirësimeve në Kodin Rrugor, me qëllim të letësojmë qarkullimin, të rrisim sigurinë, të mbrojmë jetën e qytetarëve dhe të ulim kostot e aksidenteve rrugore për familjet, ekonominë dhe shoqërinë. Pa siguri rrugore nuk ka qytete inteligjente.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Numri i aksidenteve rrugore gjatë vitin 2019, krahasuar me vitin 2018, është ulur me rreth 13%, ndërkohë që numri i aksidenteve me vdekje shënoi një ulje më të lehtë.
I Dërguari i Posaçëm, Jean Todt, falenderoi Kryetarin e Kuvendit për angazhimin e Kuvendit në përmirësimin e legjislacionit për sigurinë rrugore dhe vuri në dukje se megjithë problemet, “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të bëhet lider rajonal në sigurinë rrugore dhe pakësimin e aksidenteve rrugore.”
Komente











