Ruçi, urim për 8 Marsin: Pandemia nuk mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona! Nuk ka kufi, mund të arrini gjithçka

Ruçi, urim për 8 Marsin: Pandemia nuk mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona! Nuk ka kufi, mund të arrini gjithçka

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Ai ka gjetur rastin, që në këtë ditë të shënuar të shpreh mirënjohjen e tij për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, të cilat festojnë sot në një kohë të vështirë, duke shtuar se pandemia na ka kufizuar por nuk mund të na ndalojnë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona.

“Sot është dita të vlerësojmë arritjet për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, por edhe të reflektojmë për mbështetje më të madhe për to. Gratë janë vërtet të forta, por ne duhet të ndryshojmë dhe në fakt po e ndryshojmë perceptimin e shoqërisë për forcën e tyre. Fuqia e shoqërisë është te bashkimi i mendimit dhe veprimit të grave e vajzave.”, shkruan Ruçi.

Ruçi shkruan se është kohë që gratë dhe vajzat tona të flasin me zërin e tyre, duke shtuar se nuk ka kufij në ato çka mund të arrijnë ato.

“Ju mos u ndalni sepse as shoqëria shqiptare nuk do të rreshtë së krijuari hapësirat për vizionin, fuqinë, energjinë dhe dashurinë tuaj.”, shkruan në urimin kryeparlamentari.

Urimi i plotë i Gramoz Ruçit: 

“Me rastin e 8 Marsit, shpreh mirënjohjen time për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, të cilat festojnë sot në një kohë të vështirë dhe ndoshta të papërsëritshme. Pandemia na ka kufizuar, por nuk do të mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona.

Pandemia na vuri në një sprovë të vështirë dhe unike dhe në përballimin e kësaj sfide shoqëria rizbuloi gjeninë e grave dhe vajzave. Mjeket dhe infermieret e Shqipërisë në vijën e parë të zjarrit kundër pandemisë, për shpëtimin e jetëve njerëzore, na kanë frymëzuar të gjithëve.

Sot është dita të vlerësojmë arritjet për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, por edhe të reflektojmë për mbështetje më të madhe për to.

Gratë janë vërtet të forta, por ne duhet të ndryshojmë dhe në fakt po e ndryshojmë perceptimin e shoqërisë për forcën e tyre. Fuqia e shoqërisë është te bashkimi i mendimit dhe veprimit të grave e vajzave.

Për një kohë të gjatë ju, të dashura nëna, motra dhe vajza, keni folur me heshtjen tuaj, tani është koha të flisni me zërin dhe veprimet tuaja. Siç thotë një shprehje e urtë, nëse dëshironi të flisni për diçka, thërrisni burrat; nëse dëshironi të bëni diçka, thërrisni gratë. Historia dhe e kaluara e shoqërisë ju ka vendosur në rendin e dytë, por e ardhmja ju thërret në rendin e parë. Forca juaj në shoqëri buron nga aftësia juaj për t’u ngritur mbi paragjykimet e historisë.

Kudo ku është një grua, atje është burimi dhe magjia e jetës.

Nuk ka kufij në ato që gratë dhe vajzat mund të arrijnë. Pengesat, ndonjëherë edhe dështimet, janë pjesë e forcës dhe madhështisë suaj.

Ju mos u ndalni sepse as shoqëria shqiptare nuk do të rreshtë së krijuari hapësirat për vizionin, fuqinë, energjinë dhe dashurinë tuaj.”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Lajmi kryesor:

Sot 8 Mars, uron Rama: Zoti s'mund të ishte kudo prandaj bëri nënat! Kim thirrje grave: Votoni! Është e drejta dhe e ardhmja juaj!


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion