Rudina Hajdari mesazh të rinjve: Keni përgjegjësi të madhe (VIDEO)

Për herë të parë në Shqipëri, gjimnazistët e 5 qyteteve të Shqipërisë do të diskutojnë me deputetët lidhur me projektligjet që do të votohen në Kuvend.

Programi në fjalë do të udhëhiqet nga gjimnazistët e Parlamentit Rinor, dhe qëllimi është për të ngritur një urë dialogu mes deputetët dhe ligj-bërësve të Kuvendit të Shqipërisë.

E ftuar në debatin e parë, ka qenë Kryetarja e Grupit Parlamentar, Rudina Hajdari, e cila ka dhënë disa mesazhe për të rinjtë, duke u kërkuar atyre më shumë angazhim.

“Ju jeni brezi zë, keni një përgjegjësi shumë të madhe. Jetoni në një ambient teje të ngarkuar me informacion dhe fenomeni i rrjeteve sociale ju ndikon çdo ditë. Shumë studime thonë se të rinjtë janë shumë të depresionur se më parë.

Kjo kërkon që ju të jeni më të përgjegjshëm dhe që ju të merrni vendimmarrje çdo ditë. Nuk është e lehtë të vish këtu, sepse disa prej jush mendoni: Ja dhe një aktivitet tjetër. Mos kopjoni njëri-tjetrin, atë që thoni mbrojeni deri në fund. Kjo kërkon që ju të jeni më të përgjegjshme që ju të merrni vendimmarrje çdo ditë. Disa prej jush mendoni ja dhe një aktivitet tjetër, por mendimi juaj në lidhje me këtë projektligj është shumë i rëndësishëm.” ,-tha Rudina Hajdari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen