Opozita e re me 20 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë hodhi hapin e parë për formalizimin e grupeve parlamentare, ndërsa kanë nisur të përfliten edhe krerët që do të drejtojnë grupet. Deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend, në një mbledhje mes tyre të enjten që kaloi në parlament, kanë rënë dakord që t'i drejtohen me shkresë zyrtare Kuvendit për formalizimin e grupeve këtë javë.
Nga Partia Demokratike, Rudina Hajdari, deputetja që nuk hoqi dorë nga mandati, është diskutuar si emri më i mundshëm për kryesinë e grupit parlamentar. Por, kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv, sqaroi sipas tij, se përse këta deputetë nuk mund të krijojnë grupe parlamentare.
"Këta deputetë nuk mund të krijojnë grup me emrin e LSI-së dhe PD-së, pasi nuk mund ta përfaqësojnë nga ana juridike. Duhet të bëjmë sakrificat më ekstreme për të ruajtur demokracinë. Mendoj se gjithsecili duhet të shikojë ku janë pikat që mund të ndërtohet një marrëdhënie duke filluar nga Presidenti dhe deri te partnerët tanë ndërkombëtarë. Këtu ka rol edhe Presidenti, edhe ndërkombëtarët, të gjithë" tha ai.
Duke u ndaluar te procesi i negociatave, Mediu tha se opozita nuk është kundër, por shtoi se Rama është i papërgjegjshëm. "Fatos Nano ka qenë i përgjegjshëm, vinte në Komisionin e Integrimit për të raportuar, kurse ky është i marrë. Ku ka perëndi që e mbledh më atë, ju thoni Gramozi, po ku ka perëndi" deklaroi Fatmir Mediu.
Ik ore gerdec se deputet listash jeni ju nuk ka ndryshim me keta deputete qe ju zevendesuan
Përgjigjuke goje edhe flet ti plere hajdut kriminel.nuk ekzistojne fjale ne fjalorin shqiptar qe tju pershkruaj juve...fatos nano vinte se nje grup me ju ishte..te gjithe ju mblidheshit edhe bisedonit per te ndare pjeset apo parate qe i kini vjedhur ketij kombi....fjala dialog nuk duhet te ekzistoje....cfare kuptimi ka fjala dialog...qe te beni pazaret e vjedhjeve apo vrasjeve.......dialogun e vendos populli ...populli voton edhe fituesi ben ligjin...po nejse ne shqiperi nuk ligj ne shqiperi ka dialog-pazare vjedhjesh vrasjesh nxjerje nga burgu kriminelet....ky eshte dialogu i politikane shqiptare per 30 vjet...motrat ku ti keni se e shkaterruat popullin
PërgjigjuKu ka perendi t'ju mbledhe ju jo Edi Ramen,ky ja u ka njoh koken e mendjen sic ja u kemi njohur dhe ne shqiptaret ne pergjithësi,Berisha qe mbaj mend un vec rremuja dhe sherre ka sjelle SHQIPERISE,politikani me anti dialog harrove ti cbente kur ishte kryeminister si shante me liber shpie deputet e opozitesqe i thoshte zakonisht i deputeti etj,kshu qe Edi Rama ti jap drejtim me deputet e rinj ju sheqyr qe na u shporret e mdasht zoti mos u kthefshi me ne parlament vec n burg.
PërgjigjuPo mos e meriton ti qe i ke lyer duart me gjak
Përgjigju