TIRANË- Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim informal me zyrtarin e lartë të departamentit të Shtetit në SHBA, Jonathan Moore.

Lajmin e ka dhënë vetë Hajdari, teksa bashkangjitur postimit ka publikuar edhe foto nga ky takim.

Referuar asaj çfarë Hajdari ka shkruar, në fokus të takimit të tyre kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend.

"Gjithmonë kënaqësi të bisedoj me Jonathan Moore, një nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit në USA i cili ka mbështetur gjatë gjithë kohës pa kursim përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim dhe integrim.

Folëm gjatë për situatën në vend dhe i tregova mbi planet tona për të garuar me një iniciativë të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjë e cila u prit me entuziazëm dhe dashamirësi.

I theksova se Shqipëria ka nevojë të ecë përpara dhe të shkëputet nga e kaluara e një klase politike të lidhur me krimin dhe korrupsionin", shkruan Hajdari.

Postimi i plotë i deputetes, Rudina Hajdari