Nëpërmjet një statusi të publikuar në faqen e saj në Facebook Rudina ka bërë të ditur për fansat e saj se do të jetë prezantuesja e edicionit të pestë të talent show për fëmijë “Gjeniu i vogël”.
“Nje lajm qe dua ta ndaj me ju te paret: une do te jem prezantuesja e spektaklit "Gjeniu i vogel", edicioni i peste.
Nje ftese qe me gezoi shume, me rizgjoi emocione te vjetra dhe qe me shton akoma me shume pergjegjesite.
Cdo te hene ne mbremje do te jemi sebashku. Kam nevoje per mbeshtetjen tuaj Ju perqafoj fort”,-shkruan Magjistari.
Aktualisht Magjistari moderon emisionin “Takimi i pasdites” në televizionin “Klan”.
(xh.k/shqiptarja.com)