Rudina i rikthehet spektakleve,
prezanton "Gjeniu i Vogël"

Rudina i rikthehet spektakleve, <br />prezanton
Prej disa vitesh jemi mësuar ta shohim moderatoren simpatike Rudina Magjistari në prezantimin e emisionit të pasdites në Tv “Klan”, por mesa duket ajo do t’i rikthehet së shpejti edhe spektakleve televizive.



Nëpërmjet një statusi të publikuar në faqen e saj në Facebook Rudina ka bërë të ditur për fansat e saj se do të jetë prezantuesja e edicionit të pestë të talent show për fëmijë “Gjeniu i vogël”.



“Nje lajm qe dua ta ndaj me ju te paret: une do te jem prezantuesja e spektaklit "Gjeniu i vogel", edicioni i peste.

Nje ftese qe me gezoi shume, me rizgjoi emocione te vjetra dhe qe me shton akoma me shume pergjegjesite.

 

Cdo te hene ne mbremje do te jemi sebashku. Kam nevoje per mbeshtetjen tuaj Ju perqafoj fort”,-shkruan Magjistari.

Aktualisht Magjistari moderon emisionin “Takimi i pasdites” në televizionin “Klan”.

(xh.k/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur