Është një nga figurat më të dashura të ekraneve shqiptare. Prezantuesja Rudina Magjistari është përfolur në media se është në një lidhje të re dashurie.

Ka qenë gazeta Panorama ajo që ka bërë të ditur lajmin, ndonëse nuk kemi ende një konfirmim zyrtar nga moderatorja simpatike.

Këtë herë Magjistari thuhet se është në një lidhje dashurie me Xhavit Bajramin, kampionin kosovar të kick box-it,  i cili ka fituar kështu disa çmime të rëndësishme internacionale.

Xhaviti
Sipas tyre,” Xhavit Bajrami ka qenë në panelin e parë të të ftuarve për këtë vit në emisionin “Takimi i Pasdites” në televizionin “Klan”, pasi edhe ai mund të renditet në njerëzit me një profil të njohur publik”. Thuhet gjithashtu se, z. Bajrami është parë shpesh në Tiranë dhe siç duket arsyeja ka qenë biondja plot sharme e ekranit.

xhaviti

Madje kolegët në “Tv Klan” thonë se ai e çon dhe e merr Rudinën nga puna çdo ditë.

Xhaviti

Ne urojmë që kjo të jetë një histori e vërtet dhe jemi në pritje të një interviste me Magjistarin, ku të na rrëfejë për historinë e saj të re të dashurisë.

Su/ Shqiptarja.com