Reforma në drejtësi duhet të miratohet javët e ardhshme pasi çdo gjë është gati. Apeli ka ardhur nga përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Jang Rudolph, gjatë një takimi për të drejtat e romëve në Bashkinë e Shkodrës.
 
Sipas përfaqësuesit të BE-së, reforma duhet miratuar brenda kësaj verë, pasi në të kundërt situata për Shqipërinë do të vështirësohet edhe më shume e cila mund të humbasë disa vite që Komisioni Evropian të japë edhe rekomandimin e vetë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Meqenëse po flasim për 5 prioritet kyçe për Shqipërinë me lejoni këtu që të them edhe pak fjalë për reformën në Drejtësi, një reformë kjo që është tejet e rëndësishme përsa i përket Shqipërisë dhe ecjes së saj përpara. Sepse reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj do të bëjë që të ketë një klimë më të mirë për investimet për biznesin e huaj edhe atë vendas duke hapur kështu me shumë vende pune dhe duke krijuar më shumë rritje ekonomike. Por përveç kësaj edhe respektim të të drejtave për të gjithë. Është tejet e rëndësishme dhe thelbësore, e domosdoshme madje që Shqipëria ta miratojë Reformën në Drejtësi në javët e ardhshme sepse çdo gjë është gati, çdo gjë është në tryeze, opinioni i komisionit të Venecias është gati si dhe çdo gjë tjetër", u shpreh përfaqësuesi i EURALIUS në Tiranë.
 
Sipas tij, duke miratuar këtë reformë do të bëhet e mundur që komisioni Evropian të japë edhe rekomandimin e vetë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
 
"Unë do të thosha se n.q.s nuk arrihet kjo gjë këtë vit, madje deri në Verë, atëherë do të kemi një situatë mjaft të vështirë kjo për arsye se miratimi i reformës është një mundësi që ekziston tani pasi vitin që vjen do të ketë zgjedhje në Francë dhe Gjermani, Bashkimi Evropian ka një agjendë shumë të zënë që do të thotë që kjo mundësi ekziston vetëm tani dhe mund të mos ekzistojë në një kohë shumë të afërt, prandaj është e rëndësishme. Prandaj është e rëndësishme që reforma në Drejtësi të miratohet tani pasi në rast të kundërt nuk do të humbasim një vit por disa vite. Prandaj po shpenzojmë kaq shume energji për këtë reforme pasi është shumë e rëndësishme por kjo nuk do të thotë të neglizhojmë çështjet e tjera të cilat janë themelore dhe shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Reforma në drejtësi cilësohet nga ndërkombëtarët si një pikat kyçe për rekomandimin e BE- së për anëtarësimin e Shqipërisë në BE", tha Jang Rudolph.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com