Rudy Giuliani shpall falimentimin, pasi i kërkohet të paguajë 148 milionë dollarë për shpifje

Rudy Giuliani shpall falimentimin, pasi i kërkohet të paguajë 148 milionë dollarë për shpifje

Rudy Giuliani

Rudy Giuliani shpalli falimentimin, disa ditë pasi u urdhërua të paguante 148 milionë dollarë si pjesë e një padie për shpifje.

Në kërkesën drejtuar gjykatës federale për falimentimet në Nju Jork, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut përmend rreth 153 milionë dollarë borxhe ekzistuese ose të mundshme, përfshirë qindra mijëra dollarë në detyrime në taksa, para që u detyrohet avokatëve dhe miliona dollarë që mund t’i duhet të paguajë në procese ligjore kundër tij.

Shifra më e lartë janë 148 milionë dollarët që ai u urdhërua të paguajë një javë më parë për deklarata të rreme për punonjësit e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias lidhur me garën presidenciale të vitit 2020./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU