Ruhej nga Lef Nosi, dixhitalizohet 
dorëshkrimi në alfabetin e Elbasanit

Ruhej nga Lef Nosi, dixhitalizohet <br />dorëshkrimi në alfabetin e Elbasanit
TIRANE- Dorëshkrimi i Ungjillit të vitit 1761 i shkruar shqip në alfabetin e veçantë të Elbasanit, i njohur si dorëshkrimi i Elbasanit sapo është dixhitalizuar. Lajmin e jep studiuesi i njohur Robert Elsie në faqen e tij në internet. Ai shkruan në anglisht se Dorëshkrimi i Elbasanit – “teksti i hershëm shqip i dorëshkrimit të ungjijve (biblik) të Elbasanit (viti 1761) nga Grigori i Durrësit, shkruar në një alfabet të posaçëm, ndodhet tani në internet në një version të modernizuar”! Sipas Elsie dixhitalizimi është shoqëruar edhe me transliterim dhe përkthim anglisht.

Elsie shkruan se Dorëshkrimi konsiderohet si vepra më e vjetër e letërsisë ortodokse shqiptare. Për të është përgatitur një alfabet i veçantë, me parimin një grafemë për një fonemë. Ka 59 faqe, ku përfshihen përkthime biblike. Studiuesi i njohur rikujton edhe historinë e krijimit të alfabetit të Elbasanit. “Grigori i Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, ishte një klerik ortodoks, i cili u emërua kryepeshkop i Durrësit në 1768 dhe që vdiq pak kohë para se të majit 1772.

Ai është i njohur se i ka bërë përkthimet biblike në një alfabet që ai e shpiku vetë. Dëshmitë historike dhe gjuhësore kanë shenjuar atë si autor të veçantë të Dorëshkrimit të Ungjillit të Elbasanit (shpesh i  referohen në shqip si "Anonimi i Elbasanit"), shkruan Elsie., ndërsa supozon se Gregory lindi nga fundi i shekullit të shtatëmbëdhjetën ndërsa gjurmët e tij shihen në 1720-n, kur është thënë se ai ka takuar iluministin serb Parthen Pavlović në Berat.

“Gjithashtu thuhet se ai ka qenë student i dijetarit, filozofit dhe figurës së iluminizmit grek, arumunit Ioannes Chalkeus (1667 - ca. 1735).”, shkruan ndër të tjera Elsie, duke theksuar se “Biografia e tij është errësuar ndjeshëm nga konfuzioni i vazhdueshëm mes emrit të tij dhe një tjetër Grigor, i Voskopojës, i njohur gjithashtu si Grigor Konstandinidhi apo Grigor Tipografi (Gregorios Typografos), i cili përdori një shtypshkronjë në Voskopojë në atë kohë”. Elsie shkruan se “në vitin 1744, Gregori për të cilin flasim u zgjodh si asistent i rektorit të Akademisë së Re dhe redaktoi dy libra atje.

Ai ka thënë se më pas se ka qëndruar në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit afër Elbasanit (rreth 1746-1772), edhe pse nuk ka asnjë gjurmë të dokumenteve të tij atje. Çfarë është e sigurt është se Gregori u emërua Kryepeshkop i Metropolisë së Durrësit në 1768 dhe se ai u pasua pas vdekjes së tij nga kryepeshkopi Krisanthi në maj 1772”. Elsie shkruan se më tej se “Kryedioqeza Ortodokse e Durrësit sapo ishte krijuar kur Gregori e drejtonte atë. Ajo e kishte selinë jo brenda në Durrës, por në Shën Joan Vladimiri, ku logjikisht mendohet se Grigory mund të ketë vdekur atje”.

Sipas Elsie, për kohën që jetoi Grigori i Durrësit konsiderohej si një nga personat më të ditur në jug të Shqipërisë. “Fatkeqësisht ne dimë pak rreth tij”, shprehet Elsie, duke argumentuar se Dorëshkrimi i Ungjillit të Elbasanit i Gregorit përmban përkthimet në gjuhën shqipe të teksteve të Dhiatës së Re në një alfabet origjinal, të cilin ai e shpiku vetë. “Alfabeti ndodhet pikërisht në këtë tekst, dhe ne mund të datojnë se është shkruar në vitin 1761. Ky dorëshkrim unik është blerë në një moment para ose gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Lef Nosi (1877-1946), nga një koleksionist e dijetar elbasanas.

Nosi që mendohet të ketë poseduar bibliotekën e dytë më të madhe në Shqipëri, u arrestua në gusht të vitit 1945, pas pushtimit komunist të Shqipërisë dhe u vra në shkurt 1946, pas një gjykimi të simuluar. Dorëshkrimi më pas gjeti rrugën e tij dhe ra në duart e dijetarit komunist Dhimitër Shuteriqi (1915-2003), i cili njoftoi zbulimin e tij në vitin 1949.”, shkruan Elsie duke vijuar se ky dokument ishte botuar i transkriptuar fillimisht nga historiani Injac Zamputi (1910-1998) dhe ruhet aktualisht në Arkivën e Shtetit Shqiptar në Tiranë.

FOTO














Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!