Rui Costa: Pres Milanin në gjysmëfinalet e Champions

Rui Costa: Pres Milanin në gjysmëfinalet e Champions
Futbollisti legjendar portugez, Rui Kosta, i cili tani është drejtor i Benfikës është shprehur optimist për duelin me Çelsin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa beson se ish-klubi i tij, Milan, do të arrijë ta eliminojë Barcelonën.

“Dëshira ime ishte t’i shmangeshim klubeve spanjolle, prandaj jemi të kënaqur me shortin. Mendoj se në këtë edicion kemi dëshmuar se mund të luajmë kundër të gjitha skuadrave”, ka thënë Rui Kosta. Ai mendon se Benfika di të luajë mjaft mirë kundër klubeve angleze.

“Kjo është një periudhë e mirë për ne për të luajtur kundër anglezëve. Këtë e treguam kundër Junajtedit. Me Çelsin nuk kemi luajtur kurrë, por e njohim mjaft mirë dhe e dimë se tashmë ka filluar të dalë nga kriza. Mirëpo, nuk do të jetë befasi nëse e eliminojmë, ashtu sikurse Milani nëse e eliminon Barcelonën. Unë pres që në gjysmëfinale të takohemi me ish-klubin tim”, ka shtuar Rui Kosta.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore